Turshitë janë fantastike veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Ato shoqërojnë në mënyrë fantastike gatimet e ngrohta duke u dhënë një shije të veçante çdo pjate në tryezë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së lakrës së grirë turshi me uthull.
Kjo është pikërisht periudha ideale e përgatitjes së tyre nga amvisat, për t’i patur më pas e shijuar edhe për muajt në vijim.
Përgatitja e Lakrës së Grirë Turshi me Uthull
Përbërësit
( Receta më poshtë është për 5 kg lakër turshi )
- 5 kg lakër e bardhë
- 4-5 karrota (sipas dëshirës)
- 3 litra ujë
- 700 ml uthull (rrushi ose molle)
- 150 gr kripë
- 2 lugë gjelle sheqer
Përgatitja
Fillimisht, AgroWeb.org ju udhëzon të grini lakrën imët bashkë me karrotat dhe nëse dëshironi shtoni edhe disa speca jeshilë ose të kuq.
Grijini të gjitha hollë dhe përzjeini bashkë në një enë të madhe.
Në një tjetër enë të madhe përgatisni shëllirën, shtoni ujin, kripën, sheqerin dhe uthullën. Përziejini mirë me njëra tjetrën.
Më pas, shtoni ujin në enën ku keni lakrën e grirë dhe lëreni ashtu përreth 3-4 orë.
Në vijim, vendosni lakrën e grirë në kavanoza të mëdhenj dhe mbusheni me shëllirën e përgatitur.
Mbylleni kavanozin ose kavanozat hermetikisht dhe lërini në një vend të freskët përreth 2 javë, e më pas konsumojini.
Pasi të keni hapur kavanozin ruajeni më pas në frigorifer.
Kur t’i servirni marinojini me vaj ulliri dhe pak piper të zi dhe spec djegës nëse dëshironi./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje