Këshilla Se Si Të Dalloni Nëse Peshku Është Apo Jo Frekskët

1.9k 0

Të njohësh shenjat që tregojnë se peshku nuk është i freskët është diçka që duhet të dini për të blerë një produkt të sigurt për konsum, duke shmangur kështu rreziqet e mundshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla që duhet të kini parasysh kur bëhet fjalë se si të dalloni nëse peshku është apo jo i freskët.

Si të përzgjidhni një peshkt të freskët

Në përgjithësi, peshku mund të zgjasë nga dy ditë deri në disa muaj. Natyrisht që kjo është një periudhë kohore e madhe, dhe varet nga një sërë faktorësh si nëse peshku është i freskët, i ngrirë ose i gatuar.

Për të nisur me përzgjedhjen e duhur të produktit që në market, AgroWeb.org këshillon të zgjidhni peshkun më të freskët të mundshëm dhe përdorni të gjitha shqisat tuaja, sidomos atë të nuhatjes.

Peshku duhet të ketë një aromë të pastër deti, mish të ndritshëm, me shkëlqim, e të pastër, kokërdhokët e syve të jenë ende të fryrë dhe ngjyra e tyre të jetë qelibar.

Nëse ka erë të mprehtë dhe të kalbur, besojini nuhatjes. Tekstura e tij gjithashtu mund të bëhet me e rrëshqitshme, më pak e fortë dhe më e butë.

Në rastin e peshkut të paketuar, lexoni me kujdes datat e shitjes.

Si të dalloni nëse peshku i gatuar nuk është i freskët

Ashtu si peshku i pagatuar, kjo varet nga era dhe pamja. Nëse ka një erë të fortë, një pamje të thatë apo të ketë prani të mykut, atëhere këto janë disa tregues se peshku i gatuar është i keq. Nëse jeni në dyshim, mos e konsumoni ose hidheni atë.

Sa zgjat peshku në frigorifer

Peshku i gatuar mund të qëndrojë rreth tre ditë në frigorifer kur ruhet siç duhet në një enë hermetike.

Peshku i freskët zgjat gjysmën e asaj kohe dhe duhet përdorur ose ngrirë brenda dy ditësh. Mënyra se si e ruani do të bëjë gjithashtu një ndryshim të madh.

AgroWeb.org këshillon që ta mbështillni peshkun e freskët me qese kuzhine dhe ta ruani atë në akull në një kullesë me vrima ose tas, për të siguruar që peshku të qëndrojë sa më i ftohtë që të jetë e mundur pa ngrirë.

Edhe pse peshku i papjekur mund të zgjasë mjaft gjatë në frigorifer, ai ka një datë skadimi, dhe përsëri ka rëndësi se sa i freskët ishte në fillim dhe sa mirë është përgatitur dhe mbështjellë.

Filetot peshkut mund të ruhen në frigorifer për gjashtë muaj deri në një vit nëse paketohen fort me vakum.

Ngrirësit e shtëpisë nuk janë tepër të ftohtë, kështu që sa më shpejt ta konsumoni, aq më mirë.

Ju duhet të siguroheni që para se ta vendosni në frigorifer, peshku të jetë i freskët dhe sa më i thatë. Një qese plastike hermetike mjafton, nëse ju largoni prej saj të gjithë ajrin përpara se ta mbyllni.

Çfarë duhet të bëni me peshkun e prishur

Fillimisht lani duart, hidheni dhe lani duart përsëri. Peshku mund të strehojë baktere, parazitë dhe viruse që mund të shkaktojnë sëmundje serioze, kështu që peshqit duhet të trajtohen gjithmonë me kujdes për të shmangur kontaminimin. Lani të gjitha sipërfaqet dhe enët që kanë rënë në kontakt me peshkun e prishur, me ujë të nxehtë dhe me sapun. /AgroWeb.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.