Kosi i Ujshëm – A Mund të Konsumohet apo Është i Dëmshëm?

8.6k 0

Ata që e preferojnë kosin e dinë mirë se një lloj shtrese e lëngshme formohet shpesh në sipërfaqen e tij, pavarësisht llojit.

Disa përziejnë kosin, të tjerë e hedhin, por shumica e konsumatorëve nuk e dinë nëse ai lëng gjysmë transparent është apo jo i dëmshëm për shëndetin? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me gjithçka që duhet të dini.

Çfarë është?

Pjesa e lëngshme që krijohet në sipërfaqen e kosit është krejtësisht natyrale dhe jo e dëmshme.

Në fakt është hirra që tenton të ndahet nga pjesa kremoze dhe të dalë në sipërfaqe.

Kjo ndodh për disa arsye, si për shembull ndryshimi i papritur i temperaturës, mungesa e kujdesit kur produkti transportohet etj.

Duhet të dini se ky fenomen nuk ka asnjë pasojë negative në shëndet. Shija dhe përbërja e kosit, nuk ndryshon dhe as nuk krijon probleme me tretjen.

Në të vërtetë, nëse e eliminoni atë pjesë, produkti do të jetë më pak i shijshëm dhe akoma më pak kremoz.

Si ta ruani kosin dhe të dalloni nëse është i prishur

Kosi duhet të mbahet gjithmonë në frigorifer, në enë të mbyllura.

Nëse nuk e mbyllni enën, duhet ta konsumoni kosin brenda 24 maksimumi 48 orësh pas hapjes.

Kosi është një produkt acid. Aciditetin ia japin bakteret laktike, që pengojnë ose ngadalësojnë rritjen e mikroorganizmave potencialisht patogjene, me të cilët produkti mund të jetë kontaminuar pas hapjes. Por me kalimin e kohës, flora bakteriale eleminohet së bashku me të gjitha lëndët ushqyese që përmban.

Data e skadencës është informacioni i parë që duhet parë për të kuptuar nëse kosi mund të konsumohet apo jo. Dhe nëse mbi kos është krijuar një shtresë myku ose ka njolla të verdha, është mirë të mos e hani dhe ta hidhni. /AgroWeb.org