Kritharaqe me Brokoli – Si t’i Përgatisni për një Drekë të Shijshme

2.8k 0

Një pjatë shumë e thjeshtë e cila kombinon kritharaqet me brokolin e freskët, hudhrën dhe vaj ulliri.

Zakonisht kritharaqet i përgatisim me pulë ose me mish viçi, duke i pjekur edhe në furrë.

Këtë herë AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni një recetë krejtësisht ndryshe nga ajo tradicionalja.

E shijshme dhe plot shëndet, kjo recetë është perfekte për  një vakt të lehtë.

Për më tepër, mund ta përgatisni kaq shpejt sa nuk do t’ju mundojë aspak.

Gjithashtu kjo recetë mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i bërë fëmijët që të konsumojnë brokolin.

Përbërësit

  • 500g kritharaqe
  • 400g brokoli
  • 4 thelpinj hudhër
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Nisni me përgatitjen e brokolit duke e shpëlarë me ujë të bollshëm dhe duke e ndarë në copa të vogla.

Ndërkohë vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe lëreni të vlojë.

Sapo të shihni bulëzat të formohen shtoni kripën dhe hidhni aty tufëzat e vogla të brokolit.

AgroWeb.org ju këshillon që brokolin ta linin ë ujë për vetëm 1-2 minuta.

Pasi për këtë recetë ai nuk duhet të jetë i gatuar plotësisht.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur largoni me kujdes brokolin nga tenxherja dhe futini në një tas me ujë të ftohtë.

Diçka e tillë do të ndalojë zbutjen e mëtejshme të perimes, duke i ruajtur formën dhe shijen.

Gjithashtu keni vendosur një tenxhere me ujë, ku do të zieni makaronat kritharaqe.

Lërini të ziejnë kritharaqet derisa të jenë gati për hapin tjetër të recetës.

Merrni një tigan dhe aty hidhni vajin dhe hudhrën e shtypur ose të grirë hollë.

Shtoni gjithashtu edhe brokolin dhe skuqeni lehtë, më pas hidhni dhe makaronat e kulluara dhe përziejini ngadalë.

Nëse ju duhet mund të shtoni edhe pak nga uji ku ziet makaronat, diçka e tillë gjithmonë nëse makaronat janë të forta.

Në fund mund t’i shtoni pak djathë kaçkavall, kështu i jepni një shije më të plotë pjatës.

Tani mjafton që ta shërbeni të ngrohtë për familjaret tuaj, dhe ju premtojmë që do të mrekulloheni me shijen e tyre./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.