Mënyra më e Shpejtë e Përgatitjes së Vajit të Sherebelës në Shtëpi

4.5k 0

Ekspertët e bimëve mjekësore, betohen për vajin esencial të sherebelës dhe aftësitë kuruese e shëruese të tij kundër mykut, mikrobeve, inflamacionit dhe baktereve.

Ai luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës, pastrimin e saj, heqjen e njollave, tretjen, stimulimin e ciklit tek femrat dhe uljen e temperaturës.

Ndiqni këshillat e AgroWeb.org dhe mësoni si të bëni vajin e sherebelës në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit

  • 2 filxhanë me vaj ulliri
  • 2 filxhanë me gjethe sherebele
  • Një kavanoz të madh qelqi me kapak
  • Shishe vaji
  • 30 kokrra piperi

Përgatitja e Vajit të Sherebelës

Lajini dhe thajini gjethet e sherebelës dhe futini në kavanozin e qelqit. Shtoni 20 kokrra të grira të piperit të zi. Hidhni sipër tyre vajin e ngrohtë dhe mbulojini gjethet mjaftueshëm.

Shtypini me një lugë druri deri sa të jeni mbuluar me vajin që keni përzgjedhur. Lëreni vajin të ftohet dhe më pas mbylleni kapakun e kavanozit.

Vendoseni kavanozin në një vend të errët e të freskët për 2 deri në 3 javë.

Kontrollojeni aromën e vajit është është e ndezur mjaftueshëm për shijet tuaja. Tre javë është maksimumi i ruajtjes së kavanozit me vajin e sherebelës në një vend të errët dhe të ftohtë.

Gjatë kësaj periudhe duhet ta tundni kavanozin tre ose katër herë në javë për të përmirësuar procesin e tretjes.

Pas 2 ose 3 javësh, kullojeni vajin dhe vendoseni në enën përfundimtare duke shtuar 10 kokrrat e mbetura të piperit të zi.

Vlerat shëndetsore të vajit të sherebelës

Përveç rolit që luan në kozmetikë, ky vaj i jashtëzakonshëm ka vlera të tjera shëndetsore të pakrahasueshme të cilat i gjeni të renditura më poshtë.

Lufton mykun, mikrobet dhe bakteret

Ky vaj ka aftësinë të luftojë mykun, bakteret dhe mikrobet nga organizmi. Ai është efikas kundër një sërë infeksioneve të lëkurës, plagëve, ose të çarave që shkaktohen nga infeksione të rrezikshme.

Antioksidantët

Vaji esencial përdoret gjërësisht në trajtimet e lëkurës kundër plakjes.

Ai është i pasur me antioksidantë të cilët luftojnë radikalet e lira në organizëm të cilët shkaktojnë edhe plakjen e parakohshme.

Kundër inflamacionit

Vaji i sherebelës lufton inflamacionin në lëkurë, inflamacionin e shkaktuar prej etheve dhe largon toksinat që futen në gjak.

Ndihmon me tretjen

Vaji i sherebelës lehtëson stomakun dhe përmirëson funksionet e të gjithë sistemit tretës kundër inflamacionit të shkaktuar nga aciditeti i tepërt.

Kundër njollave në lëkurë

Vaji esencial i sherebelës përdoret për eliminimin e njollave, strijave apo shenjave të shkaktuara nga lija, apo pezmatimi i lëkurës.

Ka efekt pastrues

Vaji esencial i sherebelës përshpejton largimin e toksinave nga gjaku nëpërmjet djersitjes dhe pastron gjakun duke shërbyer kështu si një pastrues efikas i organizmit.

Luan rol disinfektues

Vaji i sherebelës luan rol të fortë kundër mykut, baktereve dhe mikrobeve duke u transformuar në një disinfektues natyral që mbron trupin e njeriut nga infeksionet që i kanosen jashtë dhe brenda./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.