Po pyesni veten se si është e mundur të përgatisni një omëletë pa vezë? Mjafton t’i drejtoheni një përbërësi sekret, që është uji i qiqrave!
Një përbërës që falë përmbajtjes së lartë të proteinave zëvendëson në mënyrë perfekte vezët, madje edhe në gatimet ku vezët përdoren me bollëk.
Për këtë arsye uji i qiqrave është një përbërës që përdoret shpesh edhe në gatimet vegane.
Për të bërë omëletën pa vezë AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë mënyrën e përgatitjes së saj.
Përbërësit
- 100 gr miell qiqrash
- 180 g ujë qiqrash
- 180 g ujë
- 350 g patate
- 80 g qepë të verdha
- Trumzë për shije
- Vaj ulliri ekstra i virgjër për shije
- Kripë dhe piper për shije
Përgatitja
Për të bërë omëletën pa vezë, fillimisht qëroni patatet, pritini në kubikë, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe kalojini në një tas me ujë të ftohtë.
Më pas qëroni qepën, grijeni imët dhe lëreni mënjëanë së bashku me lëngun e qiqrave të konservuara.
Vazhdoni buke bashkuar në një tas miellin e qiqrave me pak kripë, përziejini dhe gradualisht shtoni ujin e qiqrave dhe ujin natyral.
Për të përftuar një përzierje të lëmuar dhe pa gunga përziejeni përbërjen me një rrahëse elektrike.
Në një tigan nxehni pak vaj ulliri e më pas shtoni patatet, qepët, kripën dhe piperin.
Gatuajini për 10-15 minuta në zjarr mesatar, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Në këtë pikë, përzieni pak përzierjen me ujin e qiqrave dhe miell e më pas derdheni në tigan duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë.
Uleni pak zjarrin dhe jepini më shumë shije me trumzë.
Gatuajeni në zjarr mesatarisht të ulët për 5-6 minuta, më pas kthejeni me ndihmën e një piruni dhe vazhdoni gatimin nga ana tjetër për 5-6 minuta të tjera.
Pas kësaj kohe omëleta juaj pa vezë është gati për t’u servirur.
Këshillë
Mund t’i jepni shije omëletës duke shtuar pak spec djegës.
Mund të zëvendësoni trumzën me barishte të tjera sipas dëshirës suaj.
Këtë gatim mund ta ruani në frigorifer për 2 ditë, në një enë hermetike./AgroWeb.org