Kombinimi i Panxharit me Xhinxher, Perime dhe Fruta

2.6k 0

Çdo ditë është e nevojshme të qëndroni të shëndetshëm dhe plot energji.

AgroWeb do t’ju japë recetën e një pije fantastike, falë së cilës do t’i jepni një ndihmesë shumë të rëndësishme organizmit tuaj për të gëzuar formë të plotë.

Bëhet fjalë për panxharin, kastravecin dhe xhenxhefilin që përbëjnë një bazë lëngu magjik për shëndetin e njeriut.

Lëngu i këtyre produkteve kaq të shëndetshme, por edhe disa të tjerave që mund të kombinohen me panxharin, është i thjeshtë për t’u përgatitur. Ju nevojiten pesë minuta dhe gjithçka është gati.

Panxharin, kastravecin dhe xhenxhefilin e gjeni në çdo cep të vendit. Lëngu i të treve jo vetëm që ka një shije të mirë, por ushqen çdo qelizë të trupit me vitamina, minerale dhe enzima të cilat derdhen menjëherë në gjak dhe janë në doza të përqendruara.

Lëngu në fjalë i vjen në ndihmë edhe stomakut dhe aparatit tretës, por edhe është shumë energjik për momentet kur ndiheni të lodhur.

Përse duhet të konsumoni lëngun e panxharit?

Panxhari është i mrekullueshëm. Është një super ushqim i mirëfilltë që nuk duhet të mungojë asnjëherë në tryezat tuaja.

Panxhari është një burim i pasur me hekur, kalium, magnez, acid folik. Ai përmban gjithashtu vitaminat A, C dhe B6.

Për më tepër, panxhari përmban shumë antioksidantë të cilët janë të domosdoshëm për luftimin e radikaleve të lira. Ky lëng përmban hekur që i ofron shumë energji organizmit, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen.

Vlerat e panxharit shumëfishohen kur kombinohen me kastravecin dhe selinonë të cilat përmbajnë klorofil. Kjo substancë i jep organizmit alkalinën e famshme, përçon shumë oksigjen në gjak, largon toksinat e këqija, forcon sistemin imunitar dhe lufton inflamacionin.

Karrotat gjithashtu janë një tjetër produkt që përshtatet shumë mirë me lëngun e panxharit.

Ajo përmban vitaminën A që forcon imunitetin, ndërkohë që xhenxhefili, i cili kombinohet shumë mirë me panxharin, ndihmon sistemin tretës.

Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin.

Më poshtë do të gjeni recetën për lëngun e panxharit, kastravecit, xhenxhefilit të kombinuara disa produkte të tjera.

Përbërësit:

  • 1 panxhar
  • 1 kastravec
  • 2 kërcenj selinoje
  • 3 karrota
  • 1 mollë të kuqe
  • xhenxhefil

Qërojeni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë fantastike ushqyesish për shëndetin tuaj./AgroWeb.org