Avokado Jeshile apo të Zeza? Cila Rekomandohet më Shumë

2.6k 0

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në treg të takojnë dy lloje avokadosh, një tip me ngjyrë të gjelbër dhe me lëkurë të lëmuar dhe një lloj me ngjyrë të errët dhe me lëkurë të ashpër.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, do të analizojmë aspektin ushqimor të dy llojeve të avokadove atij Haas, tipi i errët dhe atij të Floridës, me ngjyrë të gjelbër.

Njerëzit kanë tendencën të zgjedhin avokadot e llojit Haas duke qenë se ato piqen me shpejt dhe kanë një shije të pëlqyeshme.

VLERAT USHQIMORE TË AVOKADOS FLORIDA

Ngjyra e Gjelbër

Në një sasi prej 85 gramë të puresë së avokados të gjelbër gjenden 69 kalori, një gramë proteinë, 13 përqind fibër dhe 6 gramë yndyrë, por vetëm një gramë është e tretshme. Avokadot përmbajnë yndyrë por shumica e saj është e shëndetshme. Ajo rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet.

Në të njëjtën sasi të lartpërmendur gjenden:
• 17 përqind vitaminë C
• 8 përqind vitaminë E
• 1 përqind vitaminë A
• 5 përqind acid pantotenik
• 5 përqind folat
• 6 përqind kalium

Vitamina C është e nevojshme për një shëndet të mirë. Ajo mbron zemrën nga sëmundjet, ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet. Vitamina E përmirëson kujtesën dhe funksionet e trurit dhe është forma më e plotë e antioksidantit.

Vitamina A është e nevojshme për shëndetin e lëkurës dhe syve ndërkohë që vitamina B5, acidi pantotenik ndihmojnë në transformimin e ushqimit që hamë në energji. Vitamina B5 është gjithashtu e rëndësishme për gjakun dhe hormonet.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se folati parandalon depresionin dhe mbështet shëndetin e sistemit imunitar. Kaliumi ruan ekuilibrat e organizmit dhe rregullon rrahjet e zemrës, balancën e lëngjeve dhe impulse nervore.

Në të majtë është avokado e gjelbër e tipit Florida, nëse në të djathtë avokado e errët e tipit Haas

VLERAT USHQIMORE TË AVOKADOS HAAS

Ngjyra e Errët

Avokadot Haas përmbajnë 27 herë më shumë kalori se varieteti i lartpërmendur. Ato ofrojnë një gram proteinë dhe plotësojnë nevojën ditore për fibër me 16 përqind. Avokadot Haas përmbajnë gjithashtu shumë yndyrna. Në një sasi prej 85 gramësh do të gjeni 9 gramë yndyrë të pangopur, por si në rastin e avokados Florida, këto yndyrna janë të mira.

Në të njëjtën sasi të lartpërmendur gjenden:
• 9 përqind të vitaminës C të nevojshëm
• 6 përqind të vitaminës E të nevojshëm
• 2 përqind të vitaminës A të nevojshëm
• 8 përqind të acidit pantotenik të nevojshëm
• 13 përqind të folatit të nevojshëm
• 8 përqind të kaliumit të nevojshëm

PËRBALLJA E AVOKADOVE
Avokadot e gjelbra kanë 70 përqind kalori ndërsa ato të errëta kanë 67 përqind kalori. Ndaj nëse kërkoni më shumë kalori, zgjidhni avokadot e gjelbra, të cilat përmbajnë dyfishin e vitaminës C dhe 33 % më shumë vitaminë E.

Avokadot e errëta kanë dyfishin e vitaminës A dhe tre herë më shumë folat. Një gjysëm avokadoje plotëson nevojën për kalium me 33 përqind./AgroWeb.org