Qumështi i Artë – Receta Fantastike me Aftësi Pastruese

2.6k 0

Qumështi i artë është një recetë e lashtë indiane baza e të cilës është qumështi dhe turmeriku.

Një ilaç efektiv për stimulimin e sistemit imunitar, pastrimin e mëlçisë dhe mbështetjen e sistemit tretës, qumështi i artë është një koncentrat i vërtetë vlerash për shëndetin.

Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb sjell sot për ju.

Përbërësit

  • 490 ml qumësht
  • 1 lugë çaji turmerik
  • Një majë luge piper
  • ¼ lugë çaji kanellë të bluar
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Hidhni qumështin në një tenxhere.

Shtoni tumerikun, piperin, kanellën dhe mjaltin.

Përziejini mirë dhe vendosini në zierje. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.