Rigjallëroni Organizmin me Supën me Lëng Pule dhe Limon

1.5k 0

Supat në përgjithësi kanë vlera të mëdha kundër gripit dhe të ftohurës.

Ato ngrohin të gjithë organizmin e drobitur nga sëmundet.

Supat janë fantastike për hapjen e oreksit dhe përbëjnë nisjen e duhur e të shëndetshëm të një vakti kryesor siç është dreka.

Mënyrat e përgatitjes së një supe të ngrohtë, të shijshme e të shëndetshme janë të shumëta.

Më klasikja mbetet supa me mish pule, oriz e limon.

Supa me mish pule, oriz e limon, shoqërohet mjaft mirë me sallatë të freskët jeshile, marinuar me limon e vaj ulliri.

Një tjetër shoqërues i shijshëm i supës janë byrekët e ndryshëm, sidomos ata të përgatitur me gjizë apo me hithra e lakra të egra.

Ekspertët e AgroWeb.org u sugjerojnë më poshtë recetën greke të përgatitjes së një supe të shijshme me mish pule e limon.

Supa Greke Me Mish Pule Dhe Limon

Përbërësit:

  • 500 gramë mish pule,
  • 2-4 litra ujë,
  • Gjysëm filxhani oriz
  • 2 vezë,
  • 2 kokrra limoni
  • Gjysëm karrote e grirë hollë
  • 1 Qepë e prerë hollë
  • Kripë dhe spec të kuq pluhur.

Përgatitja:

Vendosni tenxheren në zjarr.

Shtoni ujin dhe kur të valojë hidhni mishin e pulës.

Lëreni të ziejë për rreth 25 minuta.

Hiqeni mishin dhe lëreni mënjanë.

Në lëngun e pulës hidhni orizin, karrotat dhe qepën.

Ndërkohë që ato ziejnë, copëtoni mishin e pulës me duar.

Më pas hidhini sërish në tenxhere për një valë të fundit.

Fikeni sobën dhe lëreni supën të ftohet pak.

Ndërkohë, në një tas prej porcelani  hedhim vezën e rrahim mirë dhe më pas I shtojmë lëngun e limonit.

Merrni disa lugë lëng nga supa e përgatitur dhe përziejini bashkë.

Këtë masë e shtojmë pak nga pak, tek supa duke e trazuar njëkohësisht që në mënyrë që masa të bëhet e njëtrajtshme dhe veza të mos mpikset

Përpara servirjes, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të shtoni erëzat dhe kripën.

Në pjatë mund të shtoni sërish pak lëng limoni.

Supa serviret e ngrohtë./AgroWeb.org