Sallata që Mbron Zemrën dhe Forcon Kockat – Shije dhe Shëndet

1.9k 0

Fasulet e zeza mund të jënë superiore nga  nga fasulet e tjera.

Ato përmbajnë vitamina dhe minerale që mbrojnë fuqishëm zemrën dhe kockat.

Hekuri, kalçiumi, fosfori, magnezi dhe zinku ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturës së kockave duke i forcuar ato.

Fasulet e zeza janë natyralisht të pasura edhe me kalium dhe magnez, të cilat janë vërtetuar tashmë si elementët bazë që ulin presionin e gjakut në mënyrë të natyrshme.

Fasulet e zeza janë të mira për diabetikët sepse ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.

Mund të jeni duke menduar ç’hyjnë fasulet e zeza në një artikull për receta gatimi.

Fasulet e zeza në fakt janë përbërësi kryesor i sallatës që ju rekomandojmë sot.

Sallatë Me Fasule Të Zeza, Misër Dhe Avokado

Kjo sallatë pranverore mund të konsumohet si një vakt përmbushës ushqimor por edhe të serviret krah gatimeve të tjera apo të përdoret për mbushjen e panineve.

  • 1 filxhan e gjysmë çaji gramë fasule të zeza të ziera
  • 1 filxhan e gjysmë çaji misër të zier
  • 1 domate mesatare e prerë në copa
  • 1 avokado mesatare e prerë në copa
  • Gjysmë qepë e kuqe e grirë hollë
  • Gjysmë filxhan çaji majdanoz të grirë hollë
  • 1 spec djegës i pastruar nga farat dhe i prerë hollë
  • 1 thelb hudhre e grirë hollë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni jeshil
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Gjysmë luge çaji qimnon pluhur
  • Gjysmë luge çaji kripë të trashë.
  • Gjysmë luge çaji piper të zi pluhur

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit hidhini në një enë të përshtatshme për sallatë, përziejini mirë, shtoni erëzat, vajin, lëngun e limonit dhe servireni menjëherë.

Në frigorifer, kjo sallatë mund të qëndrojë deri në 4 ditë.

Kjo sallatë është e shëndetshme dhe e pasur me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.

Falë saj ju mund të përfitoni shumë prej dozave të rekomanduara ditore të ushqyesve më të nevojshëm./AgroWeb.org