Sallatë agrumesh me shegë dhe nenexhik – Perfekte për rritjen e imunitetit

792 0

Kjo sallatë me agrume, e bërë me qitro, mandarina dhe portokalle, mund të shërbehet si pjesë e vaktit të mëngjesit por edhe si një ëmbëlsirë e shijshme në fund të drekës.

Një pjatë shumëngjyrëshe që është plot e përplot me vitaminë C, një element i rëndësishëm kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit dhe ruajtjen e shëndetit të mirë.

AgroWeb.org iu sugjeron të befasoni miqtë apo familjarët tuaj me këtë sallatë me agrume dhe nenexhik në fund të një vakti.

Përbërësit

  • 3 portokalle
  • 4 mandarina
  • 1 qitro
  • 2 portokalle shegë
  • 1 lç lëng portokalli
  • ½ lç lëng limoni
  • 2 lç sheqer pluhur
  • 2 lgj me kokrra shege
  • Nenexhik për zbukurim

Përgatitja

Duke përdorur një thikë të mprehtë, qëroni lëkurën nga çdo agrume.

Pritini frutat në feta me trashësi rreth 3 cm, duke hequr çdo farë dhe duke pastruar qendrën e tyre.

Renditini fetat në një pjatë servirjeje.

Bashkoni lëngun e limonit dhe lëngun e portokallit në një tas të vogël dhe përzierjen hidheni mbi fetat e agrumeve.

Spërkatini me sheqer dhe shtoni kokrrat e shegës.

Mbulojeni sallatën dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta që shijet të bashkohen.

Dekorojeni me nenexhik përpara se ta shërbeni. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.