Sallatë me Brokoli, Lakra Brukseli dhe Karrota

2.2k 0

Çdo tryezë ka nevojë për një mori shijesh të cilat kombinohen më së miri me njëra tjetrën.

Kështu jo vetëm do të kombinoni në mënyrën e duhur përbërësit për një shije fantastike, por gjithashtu do të mund të përfitoni të gjtha vlerat ushqyese për të cilat trupi juaj ka nevojë. Edhe pse kjo mund të duket e thjeshtë, shpesh është diçka sfiduese.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ju sugjeron të përgatisni sallatën perfekte që do të shoqërojë plot shije pjatat tuaja kryesore.

Përbërësit kryesorë në këtë recetë janë brokoli, lakrat e brukselit dhe karrotat, të gjitha burime të pasura me vitamina dhe minerale. Të tilla si vitaminat A, K, B6, B12, E, C dhe mineralet si hekuri, kalciumi, magnezi etj.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë dhe të lehtë të përgatitjes së saj sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 1 tufë brokoli
  • 1 karotë
  • 5-6 copa lakra brukseli
  • kripë, piper i zi dhe hudhër për shije
  • vaj ulliri
  • lëng limoni
  • djathë i bardhë

Përgatitja

Niseni recetën duke larë dhë pastruar mirë të gjitha perimet.

Më pas vazhdoni duke prerë brokolin dhe karrotën në feta të holla rrethore.

Vendosini së bashku me lakrën e brukselit në një tenxhere të mbuluara me ujë dhe lërini të ziejnë për rreth 15 minuta.

Lërini perimet deri sa të zbuten pak. Kini kujdes të mos i zieni së tepërmi sepse ato duhet të jenë pak krokante kur t’i konsumoni.

Pas këtij hapi kulloni ujin dhe vendosni perimet së bashku në një tas të thellë sallate.

Shtoni kripë, piper dhe hudhrën e grirë imët.

Spërkateni me pak vaj ulliri dhe shtoni pak lëng limoni për më shumë shije.

Në fund shtoni edhe copat e prera te djathitë të bardhë dhe shërbejeni sallatën./AgroWeb.org