Lulet i japin ngjyra dhe emocione jetës tonë, dhe në disa raste edhe pjatës në tryezë.
Përveç se të qenit të ngrënshme shumë lule ofrojnë një sërë ushqyesish të rëndësishëm për shëndetin.
Ky lajm është i mirë por nuk duhet t’ju inkurajojë që çdo lule që shihni ta konsumoni.
Ka disa lule siç janë Crocus (nga familja botanike e shafranit) dhe luletogëza që janë helmuese.
Vitamina të rëndësishme
Shumica e luleve të ngrënshme janë të pasura me vitaminë C.
Një filxhan me lule ylli oforon 31.2 miligramë vitaminë C ose 42 përqind e dozës prej 75 miligramë që rekomandohet për femra dhe 35 përqind e dozës prej 90 miligramë që rekomandohet për meshkujt.
Purqarku ofron 10 herë më shumë vitaminë C se sa sallata jeshile, thotë “Vineyard Gazette.”
Kjo lule ofron sasi të vogla të vitaminës D. Një filxhan me lule kungulli ofron 643 njësi ndërkombëtare të vitaminës A, e cila është e dobishme për shëndetin e syve.
Kjo sasi është e barazvlefshme me 28 përqind të sasisë së rekomanduar për femra (2,300 NJI) dhe 21 përqind të sasisë së rekomanduar ditore (3,000 NJI) për meshkuj.
Revista “The Mindful Word” thotë se petalet e trëndafilit ofrojnë sasi të vogla të vitaminës E ndërsa livanda është një tjetër burim i vitaminës A.
Mineralet e dobishme
Një artikull i vitit 2012 i publikuar në revistën “Molecules” shprehet se krizantema, karafili dhe vjollca përmbajnë kalium, një mieral që mbështet funksionet e zemrës dhe muskujve.
Një filxhan me lule ylli ofron 3 miligramë hekur, që është më shumë se një e treta e sasisë prej 8 miligramësh për të cilën kanë nevojë meshkujt dhe një e pesta e sasisë prej 18 miligramësh për të cilën femrat kanë nevojë çdo ditë.
Hekuri e ndihmon trupin të prodhojë energji dhe promovon transportin e oksigjenit.
Lulja e kungullit ofron sasi të vogla të hekurit ndërkohë që livanda dhe lule ylli ofrojnë sasi të vogla kalciumi.
Fitokimikate dhe antioksidantë
Ngjyrat e ndezura të luleve të ngrënshme janë tregues i fitoushqyesve, flavonoidëve dhe antioksdantëve që ulin rrezikun e disa problemeve shëndetsore siç janë kanceri dhe problemet me zemrën.
Lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, thotë një studim i Qendrës Mjekësore Universitare të Meriland.
Sipas Elson M. Haas, autor i “Staying Healthy With Nutrition, 21st Century Edition,” këto lule përmbajnë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi apo kale. Këta përbërës mbrojnë sytë.
Vjollcat janë një burim i rutinës që mbron shëndetin e enëve të gjakut dhe lufton inflamacionin.
Krizantemat janë një tjetër lule e ngrënshme e pasur me antioksidantë.
Përfshirja në ushqim
AgroWeb.org ju rikujton se jo të gjitha lulet janë të ngrënshme.
Është shumë e rëndësishme që të identifikoni lulet përpara konsumimit.
Blijini ato në dyqane të specializuara dhe sigurohuni që etiketa thotë shprehimisht që lulet janë të ngrënshme. Përfshijini lulet në kuzhinën tuaj me hapa të ngadaltë që të mos e trazoni stomakun dhe të siguroheni që nuk jeni alergjikë. Zgjidhni gjithnjë lule të rritura pa pesticidë.
Lulet e ngrënshme shtojini nëpër sallata ose panine.
Ruajini petalet në vajra ose uthull, spërkatini me të bardhën e vezës dhe sheqer dhe ruajini në enë të mbyllura mirë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje