Vetitë dhe Kombinimet Çudibërëse të Avokados

3.9k 0

Avokado është një burim special i karotenit.

Një avokado e pjekur mirë përmban tre herë më shumë karoten se fruti i papjekur dhe i fortë.

Shkencëtarët kanë zbuluar që avokado përmban të paktën 11 vitamina dhe 17 minerale duke e cilësuar atë si frutin më plotësues të nevojave ushqimore të njeriut.

Avokado ka një përmbajtje të lartë vajore të vitaminave A, D dhe E. Fruti është gjithashtu i pasur me acidin oleik mono-të-pangopur dhe funksionon njëlloj si vaji i mirë i ullirit madje po fiton vëmendje në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Lëngu i avokados është shumë i shijshëm, por vlerat e tij shumëfishohen në aplikimet e jashtme në lëkurë.

Lëngu i avokados është një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar vlerat e vajit të lartpërmendur, që ka aftësi të larta penetruese dhe mirëbërëse në lëkurën e njeriut.

Vaji i avokados është shumë i sigurt dhe nuk shkakton probleme në lëkurë.

Ai përbën kurën ideale për të qetësuar lëkurat e ndjeshme. Avokado pakëson efektet e rrezeve ultra vjollcë dhe është mjaft i dobishëm nëse përdoret në locionet kundër diellit.

Më poshtë do të gjeni disa receta mjaft interesante nga AgroWeb.org për të përfituar maksimalisht nga lëngu i avokados vlerat e të cilit shumëfishohen nga kombinimet në vijim.

1. Lëng avokado dhe domateje

Ky lëng është mjaft efikas në betejën kundër radikaleve të lira. Yndyrnat mono-të-pangopura që gjenden tek avokado përmirësojnë përthithjen e karotenoidit që lufton radikalet e lira dhe likopenit që gjendet tek domatet.

Përbërësit

  • 1 avokado e qëruar dhe e prerë në copa.
  • 4 domate mesatare të prera në copa.
  • 1 tufë me majdanoz të freskët.
  • Spec djegës i kuq pluhur.
  • Lëngu i një gjysmë limoni.
  • Piper i zi (sipas dëshirës)

Udhëzimet

Përzieni copat e avokados, domateve dhe majdanozit në një mikser. Shtoni erëzat djegëse dhe pijeni menjëherë që të mos oksidohet.

2. Lëngu i karrotës, portokallit dhe avokados

Ky lëng i shëndetshëm dhe shumëngjyrës do t’ju ndihmojë të përthithni shumë antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme të cilat do t’ju mbrojnë nga disa sëmundje.

Lëngu ofron 10.2 g yndyrna, 5.3 g fibër dietike, 2.4 g proteina, 23.1 g karbohidrate dhe 183 kalori.

Përbërësit

  • ¼ e një avokado të qëruar dhe të prerë në copa.
  • Gjysmë gote me lëng portokalli.
  • 1 karrotë e qëruar dhe e grirë.
  • Gjysmë gote me ujë.

Udhëzimet

Përzieni në një mikser të gjithë përbërësit deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm dhe në fund hidhni karrotat e grira hollë.

3. Lëng me avokado, mollë, shegë, karrotë dhe xhenxhefil

Ky lëng pikant dhe i ëmbël në të njëjtën kohë është ideal për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.

Shega e pasur me antioksidantë, pjesë e këtij lëngu, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës te njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë dhe trigliceridet.

Përbërësit

  • 1 avokado e qëruar dhe e prerë në copa.
  • Një copë (2 cm) xhenxhefil.
  • 3 karrota të prera në copa.
  • 1 mollë e prerë.
  • Lëngu i një shege.

Udhëzimet

Përzieni në një mikser avokadot, karrotat dhe mollën. Bluajeni xhenxhefilin në një enë të veçantë.

Shtoni lëngun e shegës tek mikseri ku keni hedhur avokadon dhe përzijeni deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Shtoni xhenxhefilin pluhur dhe konsumojeni menjëherë. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org