Kanadaja, në hapat e Anglisë për të hequr dorë nga duhanpirja? Propozon alternativat pa tym si zgjidhje

1.7k 0

Pas Mbretërisë së Bashkuar që propozoi ndalimin e brezave të rinj që të blejnë cigare, ekspertët thonë se kjo është një qasje që Kanadaja duhet ta marrë gjithashtu parasysh, por nuk mund të jetë masa e vetme e marrë për të luftuar në mënyrë efektive përdorimin e duhanit.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi legjislacionin e planifikuar që do të sjellë rritjen e moshës së pirjes së duhanit me një vit, çdo vit, me synimin për të eliminuar potencialisht pirjen e duhanit tek të rinjtë pothuajse plotësisht në vitin 2040.

Nëse miratohet, Britania e Madhe do të jetë vendi i parë në Evropë që do t’i bashkohet Zelandës së Re në ndalimin e pirjes së duhanit për brezat e ardhshëm. Akademikët thanë se rritja e moshës së pirjes së duhanit ka ulur me sukses normat e duhanpirjes tek të rinjtë në mbarë botën.

Rob Cunningham pjesë e Shoqërinë Kanadeze të Kancerit, e cila lobon në mënyrë federale për kërkime më të mira, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje, tha se një veprim i tillë duhet të jetë një pjesë e një plani me shumë hapa.

“Qasjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zelandës së Re janë inovative. Shumica e duhanpirësve filluan si të mitur, është diçka që ne mund ta zbatojmë në Kanada, “tha ai.

Por nuk mund të përfundojë këtu, tha Cunningham: “Nuk mjafton një masë, ne kemi nevojë për masa të shumta.”

Geoffrey Fong, profesor i psikologjisë dhe shkencave të shëndetit publik në Universitetin e Waterloo-s, pajtohet se duhen marrë masa të shumta dhe opsioni i “produkteve pa tym” është një. Megjithatë, ai vuri në dukje planin “e jashtëzakonshëm” të Zelandës së Re pa duhan, i cili përfshin shënjestrimin e nikotinës.

Legjislacioni i Zelandës së Re ndalon shitjen e cigareve për këdo që ka lindur pas 1 janarit 2009, me një rritje vjetore të moshës së pirjes së duhanit.

Një pjesë e paketës së rregulloreve të votuar dhjetorin e kaluar nga ligjvënësit ishte ulja e sasisë së nikotinës së lejuar në produktet e duhanit në “nivele jo varësie”.

Studimet treguan se ata që kaluan nga konsumimi i cigareve në produkte alternative treguan ekspozim të reduktuar të nikotinës, si dhe rritje të shkallës së ndërprerjes.

Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, më shumë se tetë milionë njerëz vdesin nga duhanpirja çdo vit dhe Health Canada raporton se përdorimi i cigares vret afërsisht 46,000 kanadezë në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.