5 Këshilla Kopshtarie për Kujdesin Gjatë Vjeshtës dhe për Muajt e Ardhshëm

2.5k 0

Kujdesi për bimët duhet të jetë përgjatë gjithë vitit, veçanërisht në periudhat më të ashpra të tij.

Që kopështi juaj të lulëzojë në mënyrën më të mirë gjatë verës, ju duhet të filloni kujdesin në sezonin e vjeshtës.

Gjithashtu ju duhet të tregoni kujdes për të edhe në këtë periudhë ku ndodhemi, sepse nuk kërkon shumë mund.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrat më të mira që kopshti juaj të lulëzojë bukur në vjeshtë dhe të jetë gati në pranverë.

Çelësi për një kopësht të bukur është mirëmbajtja

Një nga aspektet më të rëndësishme për tu kujdesur për kopshtin tuaj në vjeshtë është mirëmbajtja e përgjithshme dhe rregulli.

Nëse mendoni se nuk është problem të braktisni detyrat tuaja të kopshtarisë gjatë muajve të ftohtë, duhet të dini se puna që bëni tani është në të vërtetë jetike për të krijuar gjallëri të kopshtit në pranverë, plus ju do të mbroni punën e palodhur që keni bërë.

Prandaj, sigurohuni që të hiqni çdo gjethe të rënë, të pastroni kopshtin, të shkurtoni gjethet, të prisni barin e keq dhe ndoshta edhe të pastroni dhe organizoni kopështin tuaj.

Mbroni bimët tuaja

Të gjithë e dimë se sa shi mund të bjerë gjatë muajve të vjeshtës.

Tregojuni bimëve tuaja pak dashuri dhe sigurohuni që të parandaloni mbyten me ujë në ditët me shumë shi.

Sigurohuni që çdo bimë që nuk e pëlqen motin e ftohtë të izolohet në mënyrën e duhur.

Ju gjithashtu duhet të mbuloni rrënjët e bimëve me copëza druri, gjethe ose hala pishe.

Mbillni zhardhokë për t’i pasur gati në pranverë

Që të përfitoni nga kopshti juaj në pranverë, mund të mbillni tani bimët me zhardhokë.

Ju do të shikoni se si tulipanët e bukur do të marrin jetë në kopshtin tuaj, pas planifikimit të kujdesshëm muajt e mëparshëm.

Mos e neglizhoni ndikimin e kafshëve të tjera

Që kopshti të jetë i mbushur me jetë edhe gjatë vjeshtës, mos harroni zogjtë e mrekullueshëm dhe kafshët e tjera të egra që e vizitojnë atë.

Ju mund të lini jashtë farat dhe ujin për zogjtë, ushqime të cilat gjatë dimrit por edhe në verë, mund të jenë jetike për mbijetesën e tyre.

Po ashtu mund të bëni disa kërkime dhe të mësoni se cilat bimë tërheqin bletët dhe fluturat!

Bimët që lulëzojnë në vjeshtë

Lulet si Crocus sativvus ose Shafrani, Clyclamen ose Çiklamini , Eranthis hyemalis, lulet Viola ose Viola tricolor var. hortensis , Calluna vulgaris  ose Shqopa dhe Dahlia, të gjitha mund të mbillen në vjeshtë.

Ju do t’i shihni ato të lulëzojnë në muajt e dimrit, pasi mund të përballojnë motin e ashpër.

Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për ta mbajtur kopshtin tuaj të gjallë edhe gjatë muajvetë ftohtë! /AgroWeb.org