Lakra e Bardhë e Postribës – Vlerat dhe Kushtet e Kultivimit

2.3k 0

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 100 vjet, në zonën e Drishtit të Shkodrës lakra e bardhë që i përket familjes Brassica oleracea convar. capitata L.

Fara e kësaj bime është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.

Aktualisht ajo zë rreth 20-25 % të sipërfaqes së lakrës kokë që mbillet në zonë, duke qenë kështu kultivar i rrallë.

Kushtet e kultivimit të lakrës së bardhë të Psotribës

Mbillet në tarraca të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Bima ka zhvillim mesatar. Gjethet kanë nervaturë të theksuar. Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Formon koka mesatare, me madhësi 2 – 3 kg. Kokat janë të rrumbullakëta, lehtësisht të shtypura në majë, me ngjyrë të gjelbër të çelur.

Mund të ruhet në fushë deri nga mezi i muajit dhjetor, më tej kokat vilen përpunohen si turshi ose ruhen për konsum dimëror, me shtratifikim në tokë ose në hangarë.

Në varësi të mikro-zonave klimatike, farat mbillen gjatë muajit mars dhe e deri në mes të muajit prill. Fidanët në fushë në fund të majit-fillim qershorit. Prodhimi fillon në mes të shtatorit.

Veçantitë

Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Preferohet për konsum të freskët, gatim dhe përpunim në formë turshi, për konsum në familje dhe për tregun lokal.

Është në rrezik zhdukjeje, sepse në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.