Llojet e Livandës – Cilën të Kultivoni dhe si të Kujdeseni për Këtë Bimë

1.2k 0

Kopshtarët e kanë kultivuar dhe rritur bimën livandës që nga koha romake.

Kjo bimë shumëvjeçare është një burim shërimi, vaji aromatik, erëze kulinarie dhe një bimë e bukur aromatike për kopshtin tuaj.

Rritja e livandës ofron gjithashtu një burim të paçmuar nektari për bletët, grerëzat dhe fluturat.

Kjo do të thotë se mbjellja e saj pranë ushqimeve tuaja do të sigurojë pllenim dhe grumbullim të frutave.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me llojet e kësaj bime, cilën të kultivoni sipas kushteve klimatike të vendit ku jentoi dhe si të kujdeseni për të.

Cilat varietete të livandës duhet të mbillni në bazë të klimës së vendit tuaj?

Ekzistojnë tre lloje kryesore të livandës, që mbillen më shpesh. Ato janë:

Livanda angleze (Lavandula angustifolia) – është lloji më i qëndrueshëm ndaj të ftohtit dhe zakonisht lulëzojn në fund të pranverës deri në fillim të verës.

Livanda franceze ( Grosso) – ky lloj lulëzon në mes të verës dhe janë më të mëdha se livandët angleze.

Në përgjithësi, ato janë më pak të qëndrueshme ndaj të ftohtit se lloji anglez. Zgjidhni livandën hibride franceze për të mbushur hapësira të mëdha.

Livanda spanjolle (Lavandula stoechas) – të njohura për lulet e çuditshme dhe tërheqëse, ato janë zgjidhja më e mirë për klimat e buta dimërore, me mot më të nxehtë dhe të lagësht gjatë verës.

Ato lulëzojnë në fillim deri në mes të pranverës, duke sjellë ngjyrim të hershëm në shtretërit e luleve dhe kopshtet me bimë.

Si të kujdeseni për livandën?

Këto bimë lulëzojnë në diell të plotë, në nxehtësi dhe në toka me kullim të shpejtë dhe me pjellori të ulët.

Livandat janë në fakt shkurre të vogla drurore, të cilat sapo krijohen, lulëzojnë në kushte të thata.

Bimët e livandës kanë nevojë për shumë pak pleh.

Ju duhet të mbani tokën e tyre të shëndetshme dhe të drenazhuar mirë duke e fekonduar me ndërtues natyral ose organik të tokës dhe duke e aplikuar një herë në vit, në vjeshtë.

Vështirë se ka një kombinim bimor që nuk duket i shkëlqyeshëm me livandat pranë.

Vetëm sigurohuni që bimëve shoqëruese t’ju pëlqejnë gjithashtu tokat e varfëra, me kullim të shpejtë, me shumë diell dhe nxehtësi./AgroWeb.org