Kungulli i Dimrit – Kushtet e Kultivimit dhe Vlerat për Shëndetin

1.8k 0

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 70-80 vjet Cucurbita maxima L, ose ndryshe siç njihet edhe nga zona ‘Kungulli i dimrit’.

Quhet kështu për faktin se fruti arrin të përballojë ngricat e vjeshtës dhe në treg del në stinën e dimrit.

Kushtet e kultivimit

Mbillet në anë të ngastra, në ledhe me ekspozicion nga dielli.

Bimë me kërcell zvarritës, me lastar të gjatë. Prodhon 3-4 fruta për bimë; me formë cilindrike të shtypur.

Në pjekjen teknike kanë ngjyrë jeshile të hapur, kurse në pjekjen botanike ngjyrë gri; tuli ka ngjyrë të verdhë në portokalli.

Si periudhë mbillet në fund Prillit dhe gjatë Majit. Prodhimi fillon në fund të Korrikut dhe vazhdon deri vonë në ngricat e vjeshtës.

Pas kësaj frutat vilen dhe ruhen për konsum dimëror.

Veçantitë

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, temperaturave të ulëta dhe të larta.

Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Preferohet për pjekje, për konsum dimëror në familje dhe për tregun lokal.

Arsyet Përse Kungulli të Bën Mirë  

Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar

Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.

Shëndeti i zemrës

Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.

Kolesteroli

Sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.

Pesha trupore

Kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.