Udhëto mes Shijeve Tunduese të Vjeshtës

918 0

Tani që vjeshta është rehatuar mirë, është koha të shijojmë produktet më tunduese të saj.

Bota e perimeve dhe frutave të vjeshtës është aq e larmishme sa mund t’i gëzohemi produkteve të freskëta të kësaj stine të vitit. Tani që vjeshta është rehatuar mirë, është koha të shijojmë produktet më tunduese të saj.

Por cilat janë ato? A sjell vjeshta një produkt të vetëm, apo është aq bujare sa na e pasuron jetën, tryezën dhe frigoriferin me një larmishmëri ngjyrash dhe shijesh?

E vërteta është që vjeshta është stina ideale për shumë fruta, perime, peshk, ushqime të egra dhe produkte të tjera të rralla të kësaj stine. Kjo është pikërisht filozofia e ndjekur edhe nga një prej rrjeteve të supermarketeve shqiptare, EcoMarket.

Ky rrjet i mirënjohur supermarketesh kujdeset që të pasurojë gamën e produkteve të tij me prodhime vendase të sezonit duke përzgjedhur më të mirat e stinës, më të fresktëtat e mbledhura nga fermat shqiptare.

Ndaj dhe në hyrje tëçdo supermarketi EcoMarket, një stendë e madhe shumëngjyrëse me të gjithë bujarinë që sjell natyra në vjeshtë mikpret të gjithë qytetarët duke u ofruar mundësinë e ushqimit të shëndetshëm.

Shijet e vjeshtës shpalosen kryesisht në tregun vendas dhe AgroWeb.org ka përzgjedhur disa prej tyre të cilat i gjeni në rrjetin e supermarketeve EcoMarket dhe duhet t’i shijoni patjetër pa ardhur dimri.

Kungulli i Artë – Mikpritësi i Hallowen-it 

Jo më kot e cilësojnë si mbretin e vjeshtës. Kungujt janë produkti i artë që e bën vjeshtën krenare në bujarinë e saj.

Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm të trojeve tona, supave apo ëmbëlsirave.

Një tjetër metodë për të shijuar kungullin është pjekja në furrë. Atë mund ta shoqëroni me kajmak të qumështit të dhisë dhe arra. Vjeshta është stina ideale për të shijuar vlerat fantastike të kungullit.

Me afrimin e Festës së Halloween-it e cila tashmë shumë popullore edhe në Shqipëri, me të vërtetë që kungulli  shndërrohet në më të preferuarin.

EcoMarket ka pasuruar stendën e fruta-perimeve të tij me kungullin e verdhë, krenarinë e vjeshtës në kuzhinën e amvisave por edhe simbolin kryesor të Halloween-it.

Erëzat e Freskëta

Janë të gjitha të mrekullueshme.

Por jo vetëm kaq. Vërtetë ato i japin kuptimin dhe aromen kuzhinës por nga ana tjetër, vlerat shëndetsore dhe kurative të tyre janë të jashtëzakonshme.

Rozmarinë, rigon, kopër, majdanoz apo mente e shumë erëza të tjera pasurojne asortimentin shumengjyresh te vjeshtes. Të gjitha të freskëta e plot aromë, ato ndezin shijen e kujtdo që kalon pranë, e sigurisht nuk mund të mos tundohet për ti patur ato në kuzhinë.

Erëzat janë më të dashurat e kuzhinës, të njoma e plot vlera ato i shtojnë shije dhe shëndet çdo gatimi në familje.

 Hurmat dhe Mollët

Hurma të buta apo ato farëzeza, me lëng apo të forta zgjedhja është vetëm e juaja.

Ky frut tejet interesant i tetorit na fal aq shumë ëmbëlsi dhe shije saqë është e vështirë t’i rezistosh.

Zona e Tiranës njihet për plantacionet e mëdha me hurma, çka tregon dashurinë e madhe të kryeqytetasve për këtë frut ekzotik.

Por dhe zona e Elbasanit nuk mbetet pas në prodhimin e hurmave.

Nga ana tjetër kemi Mollët. Ato janë për vjeshtën atë që nektarinat janë për verën. Mollët starkinge të Peshopisë apo të Korçës të ofrojnë një shije unike dhe më shumë vlera ushqyese.

Rrushi 

Rrushi aromatik ka një shije të rrallë dhe një histori po aq mbresëlënëse.

Në Shqipëri, ky rrush me aromën e tij unike përdoret për përgatitjen e mushtit që ruhet për stinën e ftohtë të dimrit ose konsumohet i freskët.

Varietetet e rrushit aromatik janë të shumta. Shqiptarët e quajnë rrush me erë ose rrush tajg. Tanimë do të gjeni patjetër shportat me këtë rrush, një nga dhuratat më të çmuara të stinës.

Patatet

Patatet e reja kanë një rrugë shumë të shkurtër nga toka në treg, ndaj dhe për këtë arsye quhen të reja, pasi nuk kalojnë në procesin e ruajtjes. Ato kanë një aromë dhe shije të veçantë.

Zona e Shishtavecit në Kukës njihet për prodhimin e lartë dhe cilësor të patates.

Si t’i zgjidhni? Mënyra më e mirë që ju tregon që një patate është e re, është ta gërvishni lëkurën me gisht.

Lëkura e saj është aq e butë sa do të hiqet menjëherë. Si t’i ruani? Patatet e reja mund t’i ruani në temperaturën e mjedisit, por nuk do të ruajnë freskinë aq gjatë sa patatet e vjetra.

Nëse futen në frigorifer dhe ruhen për një kohë të gjatë, do të kenë një shije të ëmbël.

Karrota

Kohë më parë karrotat ishin vetëm të një lloji, të mëdha dhe portokalli.

Sot mund t’i gjeni në një shumëllojshmëri formash, përmasash dhe ngjyrash. Karrotat janë nga perimet më të ëmbla me rrënjë.

Si t’i zgjidhni? Mënyra më e mirë për t’i zgjedhur karrotat është nga ngjyra, duhet të jenë në ngjyrë të forte, por duhet të bëni kujdes dhe tek rrënja, e cila nuk duhet të ketë të çara.

Si t’i ruani? Vendosini në një vend të thatë dhe mos i mbani në qese, pasi lagështira që krijohet do t’i prishë më shpejt. Më të freskëtat e sapo mbledhura nisen çdo ditë drejt Eco Market për t’u shijuar nga konsumatorët. /AgroWeb.org

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë.