2.5k 0

Si të Përgatisni Vitaminën B në Mënyrë Natyrale për më Shumë Energji

Uji me vitamina që gjendet në shumë dyqane në vend tingëllon një alternativë shumë e shëndetshme në krahasim me pijet e tjera.

Megjithatë në këto shishe plastike të ambalazhuara bukur ka më shumë sheqer se vitamina.

Në të vërtetë, uji me vitamina përmban 13 gramë sheqer në një gotë të vetme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një kanaçe me pije të gazuar përmban 39 gramë sheqer.

E njëjta kanaçe përmban 140 kalori ndërsa një shishe me ujë me vitamina përmban diku rreth 100-125 kalori.

Përbërës të tjerë përfshijnë fruktozën e kristalizuar e cila nuk i bën asnjë të mirë trupit.

E vërteta e hidhur është se me blerjen e shisheve me ujë me vitamina, organizmi nuk merr asnjë vlerë të dobishme, përkundrazi merr më shumë sheqer të panevojshëm.

Por kjo nuk duhet t’ju ndalojë së përgatituri ujin me vitamina në kushtet e shtëpisë.

Ky lëng i shëndetshëm mund të përgatitet me shumë fruta të pasura në vitamina, sidomos ato të kompleksit B.

Kompleksi i Vitaminave B

Vitaminat B treten në ujë por trupi ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm sepse këto vitamina nuk akumulohen në trup.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këtu bëjnë pjesë thiamina (B1), riboflavina (B2), niacina (B3), acidi pantotenik (B5), piridoksina (B6), biotina, acidi folik dhe cobalamina (B12).

Për Përgatitjen E Ujit Me Vitamina Në Shtëpi Ju Nevojiten:

  • 1 litër ujë
  • Një tufë me rozmarinë ose me gjethe menteje
  • 1 limon i prerë në feta
  • 1 pjeshkë
  • 5 ose 6 copa shalqi ose ananas
  • Një grusht me mjedra
  • Mund t’i shtoni disa feta kastravec nëse dëshironi

Përgatitja:

Prijini fetat në copa të barabarta dhe hidhini në një kavanoz.

Shtoni ujin e ftohtë dhe mbajini kavanozin në frigorifer për 12 deri në 24 orë.

Më pas pijeni në një gotë dhe ndërrojini frutat pas 3 ose 4 ditësh.

Mënyra më e mirë për të marrë më shumë vitamina është nëpërmjet konsumit të ushqimeve të shëndetshme.

Këshilla e AgroWeb.org është që, përpara se të merrni suplementë përpiquni të hidratoheni dhe të merrni vitamina natyrale./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.