Makarona me Gjalpë dhe Vezë – Një Recetë e Shpejtë

2.6k 0

Kjo pjatë e mrekullueshme origjinën e ka sigurisht nga Italia e specifikisht nga qyteti i Napolit.

Çfarë e karkaterizon është shija e thjeshtë, por e mrekullueshme dhe lëhtësia në përgatitje.

Mund të keni dëgjuar edhe më parë për makaronat me vezë të quajtura “karbonara” e këto mund t’i konsideroni simotrat e tyre.

Çfarë do të mbani mend të fund të shijimit të kësaj recete është shija kremoze që dhuron të cilaën AgroWeb.org ju mëson se si ta përgatisni si më poshtë.

Përbërësit

340 gr makarona të vogla tub

2 vezë të mëdha

30 gr gjalpë

120 gr djathë i grirë kaçkavall

2 thelpinj hudhër

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të përzieni nënjë tas të thellë djathin e grirë kaçkavall, vezët dhe pipërin e zi.

Formoni një masë të verdhë kremoze dhe lëreni mënjanë, ndërkohë vini në zjarr një tigan dhe shkrini gjalpin.

Aty shtoni dhe thelpinjtë e hudhrës së prerë përgjysmë dhe lërini të skuqen në nxehtësi mesatare për 3 minuta.

Vini makaronat të ziejnë në një tenxhere me uje dhe kripë derisa të jenë al dente dhe sapo ato të jenë gati, largoni thelpinjtë e hudhrës nga tigani për të shtuar makaronat.

Përziejini mirë makaronat me gjalpin duke i ngritur pak nxehtësinë sobës dhe pas disa momentesh shtoni edhe masën me vezë e djathë që përgatitët në fillim duke përzier.

Në mënyrë që të formoni një pjatë sa më kremoze, shtoni dhe 180 ml nga uji i makaronave që zjetë.

Lërini në zjarr të ulët për 1 minutë duke i përzier dhe sipas nevojës mund të shtoni edhe shumë pak ujë.

Kur t’i hiqni nga zjarri, shërbejini në pjata dhe spërkatini me majdanoz të freskët.

Këto makarona sugjerohet të konsumohen të ngrohta në mënyrë që salca most ë trashet më shumë nga sa duhet.

Sipas dëshirës mund të shtoni sërish pak piper apo djathë të grirë./AgroWeb.org