4.9k 0

8 Këshilla dhe sekrete që duhet të dini rreth përdorimit të multikukerit

Multikukeri është një mjet kuzhine shumë i dobishëm, por ndonjëherë mund të jetë pak i vështirë për t’u përdorur.

Për këtë arsye, AgroWeb.org ndan me ju më poshtë disa këshilla dhe sekrete të dobishme se si të përfitoni sa më shumë prej tij.

Kapaku mund të lahet në pjatalarëse

Kapaku mund të vendoset për t’u larë në raftin e sipërm të pjatalarëses tuaj. Por përpara se ta bëni këtë është më mirë të hiqni unazën mbyllëse dhe mburojën kundër bllokimit në mënyrë që kapaku të pastrohet plotësisht.

Përdorni një kapak xhami kur jeni duke gatuar në zjarr të ngadaltë ose duke zier për periudha të gjata kohore.

Është mënyra më e lehtë për të parë se si po shkon gatimi. Një kapak transparent është gjithashtu një mënyrë e mrekullueshme nëse jeni duke skuqur.

Nëse unaza e silikonit bëhet e ashpër, bëni një pastrim të shpejtë me avull dhe me ujë me limon.

Nëse zbuloni se unaza mban aromat e ushqimit, edhe pasi ju e keni larë atë, mbushni tenxheren me dy gota uthull ose ujë + lëkurë limoni. Më pas vendoseni në opsinin “steam” për dy minuta.

Gatuani vezë të ziera fort si pjesë e testit të parë të ujit.

Gjëja e parë që do të bëni me një multikuker të ri është të bëni një test uji ose të zieni ujin për t’u siguruar që funksionon siç duhet. Për të mos e çuar dëm përdorimin e parë, provoni të zieni disa vezë.

Bëni një listë me recetat që mund të përgatisni

 

 Kur nuk jeni të sigurt se çfarë të gatuani, lista me ide recetash do t’ju vijë në ndihmë.

Parandaloni avullin të dëmtojë dollapët e kuzhinës

 

Meqenëse një tenxhere e tillë lëshon avull lart, është gjithmonë më mirë ta përdorni atë në një vend të hapur. Mos e vendosni multikukerin nën dollapë, sepse ekspozimi i përsëritur ndaj nxehtësisë dhe avullit mund të dëmtojë drurin dhe bojën.

Për vakte të plota provoni metodën 2 në 1

Ju mund të përgatisni në të njëjtën kohë dy apo edhe tre ushqime të ndryshme. Çfarëdo që vendosni në gjysmën e sipërme, ajo do të gatuhet nga avulli i krijuar.

Për të lëshuar avullin nga tenxherja, përdorni pjesën e pasme të një luge druri.

Rrëshqitni një lugë përmes dorezës së tenxheres dhe duke e drejtuar poshtë valvulës së lëshimit të avullit. Kjo do ta shtyjë atë ngadalë dhe ju nuk do të keni pse të përdorni duart tuaja. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.