1.2k 0

Përse Duhet të Gatuani në Tenxhere Qeramike?

Enët e gatimit prej qeramike janë një alternativë e mirë kundrejtë tenxhereve dhe tiganëve të zakonshëm.

Tenxheret e gatimit prej qeramike ofrojnë përfitime dhe lehtësira të shumta për amvisat.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me një listë ku përfshihen cilësitë dhe përfititmet nga përdorimi i tyre.

Nuk përmbajnë lëndë të rrezikshme për organizmin

Tenxheret qeramike nuk kanë kimikate toksike si Plumbi, Kadmiumi etj.

Si edhe asnjë shtresë sintetike ose ndonjë metal të rëndë por përbëhen vetëm nga minerale natyrale.

Nuk janë reaktive dhe mund të trajtojnë ushqime me shumë aciditet, pa ndryshuar shijen, aromën dhe pa njollosur gatimin.

Prandaj gatimi juaj është 100% i sigurt!

Nuk ngjisin

Ato përmbajnë një lloj xheli të bërë nga silikoni dhe oksigjeni, që janë rezistente ndaj ngjitjeve.

Kështu procesi i gatimit do të jetë i rehatshëm dhe i kënaqëshëm.

Mbajnë nxehtësinë më gjatë

Struktura e trashë e trupit bën përhapjen e nxehtësisë në mënyrë të shpejtë, të njëtrajtshme dhe efikase.

Kjo do të thotë që ju do të përdorni më pak energji elektrike për të gatuar ushqimin tuaj.

Rezistente ndaj nxehtësisë

Aftësia e tyre për t’i bërë ballë nxehtësisë së lartë, krahasuar me materialet e tjera të gatimit, i jep shumë përparësi.

Këto enë mund të durojnë nxehtësinë nga 400 deri në 450 gradë Celsius.

Prandaj janë perfekte për zierjen e mishit dhe perimeve që kërkojnë temperaturë të lartë.

Janë të lehta

Kombinimi i bazës së aluminit dhe veshjes qeramike e bën më të lehta në krahasim me enët e tjera.

Pastrohen lehtë

Duke qenë se parandalon ngjitjen e ushqimit në sipërfaqe, ju mund të largoni lehtësisht çdo mbetje ushqimore.

Mund të përdorni shumë pak yndyrna

Këto tenxhere kërkojnë një përdormin minimal të vajit ose gjalpit.

Përdorimi në sasi të pakta të yndyrës ndihmon në lubrifikimin e ushqimeve dhe bën që vetia e tyre jo ngjitëse të zgjasë edhe më shumë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.