Koteleta me Lulelakër dhe Djathë Kaçkavall

3.3k 0

Lulelakra është një nga ato përbërës që nuk duhet të mungojë asnjëherë në kuzhinën tuaj.

Kjo sepse lulelakra është një perime shumë e shëndetshme, me pak kalori, e pasur në vlera dhe gjithashtu e gjithanshme në receta.

Ka shumë mënyra për ta shijuar atë, që nga lëngjet e deri tek petullat e shijshme, por sot AgroWeb.org ju njeh me një recetë vërtetë të shijshme, të thjeshtë, të shëndetshme dhe të lehtë për t’u përgatitur.

Edhe ata që nuk i pëlqejnë shumë perimet nuk do t’i rezistojnë tundimit për të shijuar një kotele të shijshme me lulelakër dhe djathë kaçkavall.

Një ide perfekte për ndryshimin e menusë javore familjare, por veçanërisht nëse organizoni një darkë mes miqsh.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së recetës hap pas hapi.

Përbërësit

  • 1 lulelakër
  • salcë domatesh
  • rigon dhe kripë për shije
  • vaj ulliri
  • djathë kaçkavall

Përgatitja

Filloni këtë recetë duke ngrohur fillimisht furrën në temperaturë 180°.

Vazhdoni më pas duke zgjedhur një lulelakër të freskët, të cilën këshillohet ta prsini në feta jo shumë të holla.

Lajini mirë fetat, thajini dhe vendosini në një tavë të mbuluar me letër furre.

Spërkatini çdo fetë të lulelakrës me kripë, një lugë gjelle salcë domatesh, rigon dhe pak vaj ulliri.

Vendoseni tavën në furrë dhe piqeni në temperaturë 180° për rreth 20-25 minuta.

Kur lulekakrat të duhen të pjekura mjaftueshëm nxirreni tavën nga furra dhe shtoni sipër tyre djathin kaçkavall të prerë në kubikë.

Vendoseni sërisht tavën në furrë dhe piqeni edhe për 5 minuta të tjera ose derisa djathi të shkrihet plotësisht.

Shërbejini kotoletat e shijshme të lulelakrës të nxehta./AgroWeb.org