Nitratet dhe nitritet janë substanca që industria ushqimore i përdor për zgjatjen e jetëgjatësisë së ushqimeve të caktuara.
Këto bëhet fjalë për mishrat e paketuar, sallamet, salçicet, proshutat e të tjerë.
Të dyja këto substanca rrisin rrezikun e kancerit në organizëm, paralajmërojnë ekspertën.
Këto substanca kimike mund të ndosin edhe ujin e pijshëm për shkak të fertilizuesve dhe janë veçanërisht të dëmshëm për foshnjet.
Këta të fundit shkaktojnë atë që ndryshe njihet si “sindroma e bebes blu” që pengon gjakun të furnizojë trupin me oksigjen.
Kjo sindromë mund të jetë vdekjeprurëse.
Nitratet Natyrale Dhe Artificiale
Studiuesit thonë se nitratet mund të gjenden edhe në mënyrë artificiale edhe natyrale tek produkte si spinaqi apo selinoja.
Nitratet natyrale gjenden kryesisht tek ushqimet e pasura me vitaminë C.
Perimet i marrin nitratet dhe nitritet nga toka.
Nitratet, Nitritet Dhe Qelizat e Dëmshme
Nitratet janë pothuajse inerte dhe e kanë të pamundur të përfshihen në reagimet kimike të trupit.
Nitritet nga ana tjetër janë shumë më reaguese.
Pjesa më e madhe e nitriteve formohen pas konvertimit të nitrateve në momentin që bien në kontakt me bakteret e gojës.
Kur ato gëlltiten dhe bien në një ambient acidik formojnë nitrosamines, disa prej të cilave janë kancerogjene, madje kanë lidhje të fortë me formimin e kancerit të zorrës së trashë.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e shpëlarësit të gojës për eliminimin e një pjese të madhe të nitriteve.
Si Të Mbani Nitratet Dhe Nitritet Larg Trupit
Ekspertët rekomandojnë minimizimin e konsumit të ushqimeve të përpunuara dhe mishrave të përpunuar.
Ata këshillojnë kontrollin e imtësishëm të etiketave për të dalluar nëse produktet kanë: sodium, kalium, nitrate dhe nitrite.
E fundit por jo nga rëndësia, ekspertët sugjerojnë një regjim ushqimor të pasur me antioksidantë, vitaminë C dhe vitamina të tjera që do të pengojnë konvertimin e nitrateve dhe nitriteve në nitrosamina./AgroWeb.org