Çfarë janë ethet Lassa? – Zbuloni Gjithçka Duhet Të Dini

652 0

Një person ka humbur jetën në Britaninë e Madhe prej etheve Lassa. 3 rastet e reja me këtë virus lidhen me udhëtimet e fundit në Afrikën perëndimore.

Njëri prej rasteve është shëruar, ndërsa tjetri do të marrë kujdesin e specializuar në Royal Free London NHS Foundation Trust.

Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se janë duke marrë masa për të gjurmuar kontaktet e viktimës në mënyrë që të parandalojnë përhapjen.

Çfarë janë ethet Lassa?

Ethet Lassa janë një virus i cili shfaqet kryesisht në vendet e Afrikës perëndimore, duke përfshirë Nigerinë, Sierra Leone, Malin, Liberinë dhe Guinenë. Ai transmetohet te njerëzit, kryesisht përmes ushqimit ose objekteve.

OBSH thotë se simptomat më të zakonshme janë ethet, dobësimi i sistemit imunitar dhe më pas dhimbja e kokës, të vjellat dhe diarreja.

25 për qind e pacientëve kalojnë dhe humbje të dëgjimit. Gjysma e tyre do ta rikuperojnë pas 1 deri në 3 muaj.

Në rastet më të rënda, ënjtja e fytyrës, lëngjet në mushkëri, gjakderdhja nga goja, hunda, vagina ose trakti gastrointestinal dhe presioni i ulët i gjakut mund të shfaqen si simptoma, sipas OBSH-së./Burimi:EuroNews