COVID-19 në Evropë: Si Është Gjendja Në Shtetet Fqinje?

313 0

Situata nga COVID-19 e kryesisht nga variantet e reja vijon të shkaktojë shqetësim në shumë shtete evropiane.

Në Itali janë zgjeruar të ashtuquajturat “zona të kuqe”, ku rreziku nga COVID-19 rezulton i lartë. Situata duket kritike në rajonin e Lacios, ku kontrollet dhe masat e autoriteteve do të bëhen më të ashpra.

Një javë më parë edhe zona e Atikës së Greqisë hyri në izolim total, por situata vijon të jetë e rënduar çka duket se e bën edhe më të vështirë lehtësimin e masave në 28 shkurt. 

Ndërkohë në shtetin fqinj prej ditës së premte kanë nisur të jepen certifikata digjitale vaksinimi. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë të drejtë  të tërheqin një certifikatë digjitale, për të cilën mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të qeverisë.

Gati 40,000 certifikata të vaksinimit u lëshuan brenda 24 orëve nga fillimi i funksionimit të platformës ditën e premte. Greqia renditet në vendin e 12-të midis 27 vendeve të BE-së për sa i përket vaksinimeve për 100 banorë.

Nga ana tjetër kryeministri britanik Boris Johnson do të paraqesë një strategji për daljen graduale nga izolimi. Një nga planet është rihapja e  shkollave me 8 mars ndërsa aktivitetet sportive ne ambiente te hapura ne 29 mars. Gradualisht hapen shkollat ne Skoci, Wales dhe Irlandën e Veriut. Deri nw fund tw korrikut Mbretëria e Bashkuar synon të vaksinojë te gjithë popullisine e rritur.

Pavarësisht se në Gjermani po rritet frika nga një valë e tretë e infeksioneve në fundjavë të shumtë kanë qenë qytetarët që zgjodhën të shijojnë rrezet e diellit duke thyer edhe rregullat anti-COVID. Policia ka qenë prezente edhe për të vendosur gjoba që variojnë nga 100 euro në 25 mijë euro.

Shqetësimi rritet  edhe në Stokholm, me mundësinë e një vale të tretë të pandemisë, ku autoritetet  kanë paralajmëruar se mund të duhet të mbyllin bizneset.

Të frikësuar nga variantet e reja Zvicra ka bërë të detyrueshme testet anti-COVID dhe karantinën për të gjithë njerëzit që vijnë nga Parisi dhe gjashtë rajone franceze./Burimi:Euro News