5 Receta Natyrale Që Ju Ndihmojnë Të Zëvendësoni Pijet Me Gaz

648 0

Nëse dëshironi të eliminoni pijet me gaz, ju mund të përdorni disa nga këto receta me bazë ujin si zëvendësues të tyre.

Uji do ndihmojë organizmin tuaj të funksionojë më mirë, e gjithashtu do t’ju falë edhe shumë përfitime shëndetësore.

Nëse jeni fillestar në përgatitjen e pijeve të shëndetshme, AgroWeb.org ndan me ju disa receta fantastike dhe të thjeshta.

Trumzë, Qitro dhe Ujë me Limon

Shtoni në gotën tuaj katër kube akulli. Më pas hidhni disa feta qitro, katër feta limoni, pak trumzë të freskët dhe ujë me limon. Përziejini me lugë dhe pijeni!

Vlerat: Trumza është një ilaç që përdoret prej shekujsh. Ka sasi të larta të vitaminës C, kaliumit dhe manganit. Gjithashtu, është një barishte anti-inflamatore. Limoni është burimi i vitaminës C që do të forcojë sistemin tuaj imunitar.

Ujë me Xhenxhefil, Mollë dhe Borzilok

Mbusheni gotën tuaj përgjysmë me akull. Më pas, hidhni aty pesë feta të një molle jeshile, të prerë në rrathë të hollë, shtoni pak xhenxhefil, si edhe tetë gjethe borziloku. Hapi i fundit është uji.

Vlerat: Borziloku është burim i vitaminës K, e cila do t’i mbajë kockat tuaja të forta dhe të shëndetshme. Mollët janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe polifenole. Xhenxhefili do ndihmojnë duke ulur inflamacionin në organizëm.

Ujë me Nenexhik, Luleshtrydhe dhe Boronica

Nëse dëshironi të bëni këtë recetë, përsëritni të njëjtat hapa me akullin. Shtoni në gotë një dorë plot luleshtrydhe dhe boronica, ujë dhe në fund shtoni gjethet e nenexhikut.

Vlerat: Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C dhe B9, gjithashtu mangan dhe kalium. Nga ana tjetër, boronicat përmbajnë vitaminë C dhe K dhe mangan. Këto dy fruta janë antioksidantët më të mirë.

Ujë me Limon dhe Livando

Pasi të vendosni akull në gotën tuaj dhe pesë feta limoni. Mbusheni me një grusht të vogl livandoje të freskët.

Vlerat: Livando është reduktuesi më i mirë i stresit dhe eliminon pagjumësinë. Siç u përmend më parë, limoni është plot me vitaminë C dhe ndihmon me tretjen.

Ujë Me Limon, Nenexhik Dhe Kastravec

Prisni gjysmën e kastravecit në feta shumë të holla dhe përsërisni veprimin me ½ limoni. Më pas shtoni akull në gotë, kastravecin dhe limonin të përzier me disa gjethe nenexhiku. Mbulojini me ujë dhe shijoni pijen tuaj.

Vlerat: Kastraveci ka sasi të larta të vitaminës K dhe do të përmirësojë tretjen. Përfitimet e mentes dhe limonit janë përmendur më lart./AgroWeb.org