A Mund t’i Skuqni Patatet e Ëmbla? -Këshillat e Duhura

3.2k 0

Patatet e ëmbla janë nga perimet më të shijshme që vijnë bashkë me vjeshtën.

Megjithatë edhe pse janë të mbushura me vlera, të ëmbla e plot shije siç kanë dhe emrin, shpesh njerëzit hezitojnë t’i blejnë.

Një nga arsyet kryesore të këtij hezitimi sipas tyre është mënyra e përgatitjen apo kufizimi në receta.

Kjo pasi këto patate mund të zbutën pak më shumë gjatë gatimit dhe më së shumti gatuhen si të pjekura.

Është e vërtetë që këto patate kanë një përbërje pak më ndryshe se ato të zakonshmet, por në gatim mund t’i përdorni njësoj.

Madje edhe në skuqje për t’i përfituar krokante e plot shije, mjafton të dini mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre.

Si t’i përgatisni?

Si fillim lani dhe pastroni mirë patatet duke i prerë në fije të holla siç bëni zakonisht me patatet e skuqura.

Ndërkohë vendosni në zjarr një tigan të lyer me 1 lugë vaj ulliri dhe kur të ngrohet shtoni patatet.

Lërini të skuqen në nxehtësi mesatare duke i përzier çdo 2 minuta derisa të fillojnë të marrin ngjyrë të kaftë të lehtë.

Pasi t’i keni skuqur vendosini në një letër në mënyrë që të hiqni vajin e tepërt.

Më pas vendosini në një pjatë dhe spërkatini me pak spec djegës pluhur.

Patatet e ëmbla të skuqura mund t’i shijoni në çdo vakt, madje edhe në mëngjes të shoqëruara me vezë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.