Komposto Unike – Çaj Mali, Hurma Arabie, Fiq të Thatë

1.6k 0

Ju do të merrni  të gjitha vlerat shëndetësore të hurmave të arabisë, fiqve të thata  dhe çajit të malit

Kjo komposto shtëpie sjell një kombinim unik dhe plot gjallëri të hurmave të arabisë, fiqve të thatë, shijes së portokallit dhe kanellës.

Siç do ta gjeni në vijimin e leximit të sjellë nga AgroWeb.org, nga kjo komposto mund të përdorni lëngun, por edhe mushtin që mund ta shtoni nga ëmbëlsirat deri tek akulloret tuaja.

PËRBËRËSIT 

1 lugë sheqer kaf
6 fiq të thatë të copëtuar
6 hurma arabie të copëtuara
1 gotë ujë
Një majë luge çaji kripë deti
Gjysëm luge çaji kanellë
1 portokall të cilit i përdorim lëkurën dhe lëngun

Përgatitja

Shtoni të gjithë përbërësit në një tigan të vogël në temperaturë të mesme dhe përzijini vazhdimisht.

Lëreni masën të vlojë për 2-3 minuta më pas uleni temperaturën në minimum për 20 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Duke përdorur pjesën e pasme të lugës, shtypeni masën në një sitë të hollë kulluese që të përfitoni të gjithë lëngun.

Pjesën e mushtit ndajeni veç pasi edhe kjo mund të konsumohet si shtesë në embëlsirat tuaja

Ju mund të merrni maksimumin e të gjitha vlerave të dobishme shëndetësore të hurmave të arabisë dhe fiqve të thata duke shtuar 3-4 lugë nga kjo komposto tek filxhani i çajit tuaj të malit shqiptar, të cilin mund ta konsumoni të ftohtë gjatë këtyre ditëve të freskëta të vjeshtës.

Ajo që do të shijoni, do të jetë një delikatesë për shijen tuaj dhe do të bëjë mrekulli për shëndetin e organizmit.

Zbuloni vlerat e mrekullueshme shëndetësore të sjella nga AgroWeb.org

Hurmat

Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru. Për më tepër, nëse përfshini hurmat në ushqimin tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq.

Nivelet e energjisë

Hurmat e Arabisë janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën.

Kjo i bën ato një ushqim special për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

Aparati tretës

Hurmat e arabisë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrës së tretshme që është thelbësore për një sistem të mirë. Për më tepër, hurmat forcojnë bakteret e mira në stomak.

Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë.

Anemia prek shumë njerëz, nevojat e të cilëve për hekur janë të mëdha. Hurmat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, që i bën ato të domosdoshme kundër anemisë.

Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar.

Hurmat përmbajnë magnez, mangan dhe selen.

Këto minerale janë të nevojshme për të mbajtur kockat të forta dhe gjakun të shëndetshëm.

Fiqtë e thatë

Fiqtë e thatë konsiderohen si një ndër frutat që kanë më tepër ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Fiqtë e thatë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi dhe shumë vitamina.

Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose kos.

Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor./AgroWeb.org