Jahnia me mish qengji është ndoshta pjata më e njohur në qytetin britanik Lancashire.
Edhe pse kjo recetë u shijua për shumë vite nga banorët e saj, ajo u bë e famshme në vend kur u botua në librin e gatimit në 1859.
Pjata fillimisht përmbante mish deleje, i cili është më pak i shtrenjtë se qengji, duke e bërë këtë një pjatë të përballueshme nga të gjithë.
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur e cila përmban bërxolla qengji, qepë, patate dhe karota.
Ato gatuhen të gjitha së bashku në lëng viçi derisa të zbuten dhe të fitojnë shijen e tyre unike.
Nw Lancashire kjo pjatë shërbehet e shoqëruar me lakër turshi.
Receta tradicionale përfshin edhe veshkat e qengjit, por nëse dëshironi mund të mos i përdorni.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përbërësit që ju nevojiten dhe mënyrën e përgatitjes së saj.
Përbërësit
55 gr dhjamë i tretur
8 bërxolla qengji me kocka
1/2 kile qepë, të prera imët
1/4 filxhan gjalpë pa kripë
2 kg patate, të qëruara dhe të prera në feta
Piper i zi dhe kripë për shije
4 veshka qengji, sipas dëshirës
1 karotë e prerë në feta
4 gota lëng viçi ose lëng pule
Përgatitja
Fillimisht përgatisni të gjithë përbërësit dhe ngrohni furrën në 200 gradë C.
Në një tigan të madh, shkrini dhjamin e tretur dhe skuqni shpejt në të bërxollat e qengjit nga të dyja anët.
Pasi t’i hiqni nga yndyra, me anë të letrave të kuzhinës largoni yndyrën e tepërt.
Shtoni në sallon e nxehtë qepët e grira imët dhe gatuajini duke i përzier vazhdimisht, derisa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë kafe.
Në një tavë të madhe shkrini 2 lugë gjelle gjalpë. Mbuloni pjesën e poshtme të enës me gjysmën e sasisë së patateve të prera në feta dhe gjysmën sasisë së qepëve.
Shtoni kripë dhe piper për shije dhe sipër tyre vendosni bërxollat.
Mos u shqetësoni nëse kockat ngjiten, kjo është diçka që ndodh në këtë gatim tradicional.
Sipas dëshirës vendosini veshkat e prera mbi bërxolla, shtoni karrotat dhe qepët e mbetura, duke shtuar sërisht kripë dhe piper.
Hidhni lëng mjaftueshëm derisa 2/3 e tavës të mbulohet.
Shtoni pjesën tjetër të patateve në tavë, për të siguruar që e gjithë sipërfaqja të jetë plotësisht e mbuluar.
Lyejini patatet me gjalpin e mbetur dhe spërkatini me kripë dhe piper.
Mbulojeni tenxheren me kapak dhe ziejini në furrë për 30 minuta. Pas 30 minutash, ulni nxehtësinë në 180 C dhe gatuajeni për rreth 1 orë e 30 min.
Kontrolloni herë pas here për t’u siguruar që tava të mos thahet, nëse kjo ndodh shtoni pak lëng.
Hiqni kapakun nga tava dhe gatuajeni derisa patatet në sipërfaqe të marrin ngjyrë kafe.
Më pas heqeni tenxheren nga furra dhe lëreni të pushojë për rreth 10 minuta.
Shërbejeni dhe shijojeni. /AgroWeb.org