Lakror me Kokosh – Receta e Traditës Gjirokastrite

2.5k 0

Kjo recetë i përket zonës së Gjirokastrës dhe është trashëguar brez pas brezi për shekuj të tërë.

Ndryshe njihet si lakrori i Libohovës dhe përgatitet me mishin e gjelit të zierë me qepë dhe petë të pjekura.

Nëse nuk e keni provuar, AgroWeb.org ju sjell recetën që të mund ta përgatisni hap pas hapi siç e përgatisnin amvisat për vite me radhë.

Përbërësit

  • 1 gjel
  • 2 kg qepë
  • 200ml vaj
  • Ujë
  • 1 kg miell
  • Kripë
  • 350 ml ujë të vakët
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Fillimisht AgroWeb.org ju sugjeron që të pastroni mirë mishin e gjelit.

Ndajeni atë në thela dhe lëreni në një pjatë, ndërkohë grini qepët.

Në zjarr vendosni një tenxhere të thellë dhe aty hidhni vajin e ullirit.

Sapo të ngrohet vendosni qepët e grira dhe më pas thelat e mishit të gjelit.

Përziejini me një lugë druri derisa qepa të ketë marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

Volumi I saj do të ketë rënë mjaftueshëm dhe thelat e mishit do të kenë marrë një skuqje të lehtë.

AgroËeb.org ju këshillon që tani të shtoni ujë derisa të mbuloni mishin e gjelit, si dhe kripë dhe piper të zi për shije.

Lëreni tenxheren në zjarr mesatar derisa mishi të ketë zierë.

Ndërsa mishi zien, ju vazhdoni me përgatitjen e brumit për petat e byrekut.

Në sipërfaqen e pastruar të tavolinës suaj hidhni miellin dhe në mesin e tij hapni një gropë ku të shtoni ujin dhe pak kripë.

Punojeni brumin derisa ai të lidhet.

Sipërfaqja duhet të jetë e lëmuar dhe brumi nuk duhet të ngjitet në duar.

Pasi ta keni lënë të pushojë pak ndajeni brumin në 50 kulaçë.

Nisni me hapjen e petëve dhe mundohuni që t’i linin ë një vend të thatë.

15 petë piqini në sobë dhe më pas thërrmojini në një tepsi që mos të dërmohen më shumë.

Pjesën tjetër të petëve, pasi të jenë tharë pak,  vendosni një e nga një në tavë duke I spërkatur lehtë me vaj.

Kështu keni krijuar atë që vendalinjtë e quajnë ‘thembrën’ e lakrorit, ose ndryshe bazën e këtij byreku.

Largoni thelat e mishit nga tenxherja dhe tek lëngu hidhni petat e pjekura të byrekut.

Përziejini lehtë dhe lërini të ziejnë derisa lëngu të mpiksët dhe të krijohet një masë e trashë.

Këtë lëng hidheni tek petat që shtruat në tavë duke treguar kujdes që të mos derdhet.

Më pas shtoni edhe thelat e mishit, të cilat  duhet t’i vendosni të përhapura mirë.

Spërkateni mirë mbushjen me piper të zi dhe futeni për ta pjekur në furrë të nxehur me 180 gradë.

Piqeni për 1 orë dhe më pas duhet ta largoni nga furra dhe lëreni të ftohet pak para se ta prisni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.