Lëngu i Mishit – Sekreti për ta Bërë sa më të Tejdukshëm

674 0

Lëngu i mishit është njëkohësisht ushqyes dhe i shijshëm, prandaj rekomandohet të përdoret sidomos gjatë stinëve ku virozat janë në qarkullim.

Ai mund të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe të përmirësojë densitetin e kockave.

Recetat për përgatitjen e lëngut të mishit priren të ndjekin të njëjtën formulë: Ziejini kockat ose mishin, së bashku me disa bimë aromatike për disa orë dhe më pas kullojini.

Sigurisht që kjo është teknika kryesore me të cilën mund ta përftoni lëgun e mishit dhe është baza për përgatitjen e gatimeve të ndryshme.

E vetmja gjë që duhet të keni kujdes është që lëngu i mishit të mos vlojë sepse kjo gjë mund t’i japë një ngjyrë të ërrët.

Që lëngu i misht të jetë sa më i kthjellët, ju duhet të zieni fillimisht kockat dhe mishin, para se të shtoni bimët aromatike.

Kjo sepse zierja fillestare ndihmon proteinat të grumbullohen së bashku, duke e bërë më të lehtë heqjen e llumit që mund të turbullojë ujin dhe t’i japë lëngut një aromë të rëndë.

AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me këtë metodë të thjeshtë për të përftuar një lëng sa më të kthjellët.

Mënyra e përgatitjes

Për të përgatitur lëngun e mishit fillimishit ju duhet t’i vendosni kockat në një tenxhere me ujë të ftohtë.

Lërini të ziejnë për 10 – 15 minuta dhe më pas kësaj kulloni ujin dhe shpëlajini mirë kockat.

Pasi t’i keni kulluar, vendosini të ziejnë sërisht për të marrë produktin përfundimtar. Në këtë moment ju mund të shtoni edhe bimët e preferuara aromatike, për më shumë aromë dhe shije.

Kjo metodë do të largojë të gjitha papastërtitë. Ju do të shinhi se sa copaëza të errëta do të shfaqen në sipërfaqen e ujit.

Supa e bërë nga lëngu i mishit, në këtë rast do të jetë e pastër dhe me një aromë më të mirë./AgroWeb.org