Marmalatë Me Kajsi – Si ta përgatisni vetë në shtëpi

989 0

Është koha ideale për përgatitjen e marmalatës së kajsive, pasi është stina ku tregjet janë të mbushura plot me këto fruta të ëmbëla.

Një ëmbëlsirë e thjeshtë, me aromë dhe shije fantastike.

Ideale për t’u konsumuar mëngjeseve me bukë të thekur, gjalpë e qumësht, por edhe për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit në çdo moment të ditës.

AgroWeb.ju sugjeron më poshtë mënyrën e përgatitjes së marmalatës të kajsisë në shtëpi.

Përbërësit

1 kg kajsi

400 gram sheqer

lëngun e 1 limoni

Përgatitja

Për të përgatitur marmalatën e shijshme të kajsive AgroËeb.org ju këshillon të filloni me përzgjedhjen dhe larjen e tyre.

Pas këtij hapi vazhdoni duke i prerë kajsitë në copa të vogla.

Copat e kajsive trasferojini më pas në një tas të bollshëm. Aty shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit. Lërini të pushojnë për rreth 4 orë.

Pas kësaj kohe gatuajeni përzierjen për 40 minuta.

Pasi kajsitë të jenë zbutur, me ndihmën e një mikseri dore përpunoni masën për ta kthyer në formë pureje.

Masën ruajeni nëpër kavanovë, duke i mbyllur mirë ato dhe duke i kthyer përmbys. Lërini kështu derisa të ftohen plotësisht.

Kujdesuni t’a mbani në një kavanoz hermetik dhe në ambiente të freskëta./AgroWeb.org