Mënyra e Saktë e Zierjes së Gjelit të Detit

1.6k 0

Shumica e njerëzve preferojnë ta pjekin gjelin e dietit në furrë, por nëse doni të përgatisni përsheshin e famshëm fillimisht duhet ta zieni atë.

AgroWeb.org kërkoi në librat e gatimit për të gjetur recetën e saktë të përgatitjes së gjelit duke e zier dhe informacionet nuk ishin aq të plota.

Amvisat për vite të tëra thjesht kanë improvizuar në teknikat e zierjes së mishit të gjelit të detit.

Por sipas të dhënave që AgroWeb.org arriti të sillte për lexuesit e tij, ka dy metoda për zierjen e gjelit.

E para kërkon ndarjen në thela të mishit të gjelit dhe më pas zierjen e tyre.

Ndërsa tjetra sugjeron zierjen e plotë të gjelit nëse keni një tenxhere të madhe.

Pavarësisht metodës, asnjë pjesë e gjelit nuk do të shkojë dëm.

Zierja e Gjelit të Plotë

SI fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të lani mirë gjelin, si brenda ashtu edhe jashtë me ujë të bollshëm dhe të ftohtë.

Më pas me ndihmën e një thike bëni disa prerje përgjatë gjoksit, dhe kofshëve të gjelit.

Vendoseni gjelit tek një tenxhere e madhe dhe mbusheni me ujë derisa të mbulohet mishi.

Lëreni për të zier në zjarr mesatar derisa të shikoni që fillojnë e formohen bulëza.

Kur kjo të ndodhë AgroWeb.org ju këshillon që të ulni flakën në zjarr të ngadaltë.

Kështu lëreni të ziejë për 2 orë, dhe kini kujdes që të largoni shkumën që krijohet.

Diçka e tillë do t’ju mundësojë një lëng të pastër për të përgatitur recetat e tjera.

Sigurohuni që ta mbuloni tenxheren me kapak dhe herë pas here ta kontrolloni gjelin tuaj.

PWr të parë nëse gjeli është gati, pasi të kenë kaluar 2 orë, shpojeni me një thikë mishit tek pjesa më e trashë e gjoksit.

Nëse mishi shkëputet lehtë dhe ka ngjyrë të bardhë, atëherë është zierë.

Nëse mishi është ende I fortë, lëreni në zjarr edhe për 30 minuta të tjera.

Zierja e Gjelit të Ndarë në Thela

Nëse doni ta ndani gjelin në copa, prisni me kujdes këmbët dhe krahët, e më pas ndani gjoksin në dy pjesë.

Zakonisht amvisat e ndajnë gjelin në copa kur duan që ai të ziejë më shpejt. GJithashtu kjo metodë ju lehtëson shumë nëse nuk keni një tenxhere të madhe.

Pasi t’I keni larë mirë thelat e gjelit vendosini në tenxhere dhe mbulojini me ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të vlojë.

Sapo të formohen bulëza në sipërfaqen e ujit, ulni flakën e zjarrin dhe lëreni të ziejë për 1 orë.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, AgroWeb.org ju këshillon që të provoni mishin siç është shpjeguar tek metoda e parë.

Më pas lëngun e përfituar nga zierja e gjelit mund ta kulloni dhe ta përdorni për përsheshin, supë, pilaf apo edhe petanik me peta të pjekura./AgroWeb.org