Patate Të Ëmbla Me Vezë Të Skuqura – Receta e Thjeshtë e Plot Shëndet

1.1k 0

Receta që AgroWeb.org sjell sot për ju është e lehtë dhe e shëndetshme, perfekte për mëngjes.

Vetëm në pak minuta, ju do të mund të shijoni patatet e ëmbëla krokante dhe vezën, të cilat janë një kombinim i shkëlqyer vlerash.

Ndiqni më poshtë hapat dhe përbërësit që ju duhen për të përgatitur këtë recetë fantastike.

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 patate e ëmbël e madhe

2 vezë

kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Fillimisht lani, qëroni dhe prisni në kubikë pataten e ëmbël. Më pas nxehni vajin në një tigan dhe kur të jetë gati shtoni kubikët e patates së ëmbël.

Lërini të skuqen për rreth 7-10 minuta, duke i përzier herë pas here, derisa të marrin një ngjyrë kafe të mesme.

Kur ta marrin atë ngjyrë thyeni vezët sipër, ulni nxehtësinë dhe mbulojeni me kapak.

Lërini vezët të gatuhen të patrazuara derisa e bardha të mpikset, diku nga 2-5 minuta në varësi të sobës tuaj dhe sa i nxehtë është tigani juaj.

Shërbejeni duke e spërkatur me kripë dhe piper sipas shijes tuaj. /AgroWeb.org