Përbërësi i Veçantë që Ndodhet në Kuzhinën Tuaj Për Një Rizoto më të Shijshme

1.3k 0

Rizoto është një nga vaktet e preferuara në të gjithë botën. Me kalimin e viteve, recetat e këtij gatimi u pasuruan dhe u përvetësuan nga amvisat.

Aftësia për të përgatitur një rizoto të mirë është asi nën mëngë, sepse një pjatë e tillë është shumë e shijshme dhe përgatitet lehtë.

Në këtë artikull, AgroWeb.org do t’iu njohë me një përbërës i cili gjendet rëndom në çdo kuzhinë

Përdorni ujë të kripur

Këshilla është që të përdorni ujë të kripur, vend që të përdorni lëng mishi ose lëng perimesh.

Kjo është një këshillë e zgjuar në shumë aspekte. E para dhe më e rëndësishmja, nuk keni pse të vraponi në dyqan për të blerë produktet që mund t’iu nevojten për të bërë rizoto. Dhe kjo gjë që ju kursen kohë dhe para.

Shtimi i ujit me pak kripë lejon që aroma delikate e orizit të mbizotërojë dhe nuk do të konkurrojë me perimet, djathin dhe ose prodhimet e detit që shtoni në rizoto.

AgroWeb.org u sugjeron që të shtoni në një tenxhere 6 gota ujë dhe 1 lugë gjelle kripë, duke I lënë të ziejnë në zjarr të fortë.

Sapo uji të vlojë, ulni nxehtësinë në nivelin më të ngadaltë dhe vazhdoni me procesin normalisht.

Nëse jeni duke ndjekur një recetë, shtoni ujin me kripë siç udhëzohet zakonisht për lëngun e perimeve ose të mishit.

Ju gjithashtu mund të zieni më shumë ujë të kripur nëse është e nevojshme, duke ripërdorur të njëjtën tenxhere.

Sapo uji të ziejë, fillimisht shtoni rizoton përpara se të shtoni ndonjë përbërës të kripur, si djathi. Në këtë mëyrë do të kuptoni nëse keni nevojë për më shumë ose më pak erëza.

Përdorimi i ujit të kripur ju jep kontroll më të plotë mbi shijen e kësaj pjate dhe lejon që shija e përbërësve të veçantë, të ndihet më tepër./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.