Si T’i Përgatisni Kotoletat E Pulës Vetë Në Shtëpi

7.5k 0

Të shijshme, të lehta dhe ideale për një vakt të shëndetshëm dreke janë kotoletat me mish pule.

Krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe fantastike për t’u shoqëruar me gatime të tjera lehta, sidomos sallatat e freskëta të stinës, domate e kastraveca, sallata jeshile apo rukola, perime të pjekura në furrë apo pure patatesh e karrotash.

Kotoletat janë  fantastike për t’u konsumuar edhe gjatë vaktit të darkës pasi shërbejnë si një ushqim i lehtë që mban trupin dhe organizmin në formë.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e kotoletave krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Kotoleta Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4 fileto pule të freskëta të prera nga gjoksi i pulës (pula duhet të jetë e madhe, në mënyrë që filetot të jenë sa më të plota)

3-4 lugë gjalpë të freskët

2 lugë miell

4 lugë bukë të thekur të bluar imët

Gjysmë filxhan çaji me qumësht

Kripë

Piper

Përgatitja   

Filetot e pulës rrihen në mënyrë që mishi i tyre të zbutet, u hidhet kripë dhe piper dhe kalohen në miell.

Më pas kalohen në  vezë me qumësht dhe në galetën e bluar.

Skuqen në vaj të nxehtë dhe shërbehen të ngrohta. Sipas dëshirësmund të spërkaten me disa pika limon.

Vlerat ushqyese të kësaj pjate

Mishi i pulës përmban shumë vlera ushqyese. Me mishin e pulës nuk duam të themi vetëm pjesën e gjoksit. Mishi I pulës është i pasur me proteina dhe ushqyes.

Vlera të panumërta ka padyshim edhe veza, e cila është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.