Një nga gatimet më të shpejta e të shëndetshme që mund të përgatisni është padyshim orizi.

E kombinimi i tij me mish është i mrekullueshëm ndaj ne ju sugjrojmë ta përgatisni në këtë mënyrë.

Përdorni oriz basmati dhe mish të freskët qengji për një rezultat të mrekullueshëm në fund.

Orizi basmati është një lloj i orizit të bardhë me formë të stërgjatë e aromë karaktëristike të ngjashme me atë të luleve.

Çfarë është e veçantë për këtë lloj orizi është se shton rreth dyfish madhësinë e tij gjatë gatimit.

Atë e gjeni në çdo supërmarket ndaj mos ngruroni të përgatisni recetën nga AgroWeb.org me mish qengji.

Përbërësit

450 gr mish qengji i ndarë në copa

1 qepë

2 gota oriz basmati

4 gota me lëng mishi (për përgatitjen e pilafit)

Piper i zi

Majdanoz i freskët

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni një tigan që nuk ngjit.

Vendoseni atë në zjarr bashkë me vaj ulliri, mishin, qepën e grirë dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë kafe.

Ndërkohë zieni orizin dhe kur të jetë gati, kullojeni për ta bashkuar më pas me mishin që skuqët në tigan.

Përzieni mirë që e gjithë masa të bashkohet e më pas shtoni piper të zi dhe majdanoz të freskët.

Kjo recetë është perfekte për ta shijuar nëse doni të përgatisni një vakt të shpejtë./AgroWeb.org