Si të Përgatisni Petulla me Brum Patatesh

1.4k 0

Pureja me patate është një nga ushqimet më të shijshme për fëmijë e të rritur.

Ajo jo vetëm që gatuhet lehtë dhe me pak përbërës, por është një shoqëruese e mirë e shumë ushqimeve të shëndetshme.

Pureja kremoze përgatitet me patate të ziera, kripë, gjalpë edhe me qumësht dhe shoqërohen në mënyrë të shkëlqyer me qofte shtëpie apo mishra të ndryshme.

Në disa raste, amvisat përdorin edhe djathin bebe ose 2-3 lugë salcë kosi për t’i dhënë puresë butësinë, shkriftësinë dhe shijen e mirë.

Pureja e patates, sidomos ajo që ka mbetur pas një vakti, mund të përdoret shumë mirë në kuzhinë për gatime të reja, të veçanta e të shijshme.

Si Të Përgatisni Petulla Me Purenë e Patates

Nëse keni pure patate në gjëndje, atë mund ta përzieni me pak qepë të njoma, djathë parmixhan, vezë dhe miell dhe të krijoni petulla shumë të mira.

Përbërësit:

Gjysëm filxhan djathë parmixhan,

2 lugë gjelle barishte të freskëta të qepëve,

1 vezë e madhe,

2 filxhanë pure patate,

Gjysëm filxhan çaji miell shumë-përdorimësh,

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Grijeni djathin parmixhan në rende dhe lëreni mënjanë.

Barishtet e qepëve lajini me ujë të bollshëm dhe prijini hollë dhe hidhini në enën e djathit.

Shtoni vezën e plotë dhe rrihini të gjithë së bashku me pirun ose lugë druri.

Shtoni purenë e patates dhe çerekun e miellit dhe përziejini sërish.

Enën futeni më pass në frigorifer dhe lëreni aty për 10 minuta.

Merrni një enë të thellë dhe në të hidhni pjesën e mbetur të miellit.

Ndajeni brumin e puresë së patates në tetë copa dhe jepuni formë të sheshtë e rrethore.

Lyejini petullat me miellin e mbetur, shtroni një letër pjekjeje në tepsi dhe vendosini aty.

Ngroheni vajin e mbetur të ullirit në një dhe më pas skuqini petullat një e nga një për 3 minuta nga secila anë deri sa të marrin një ngjyrë të artë në sipërfaqe dhe të bëhen krokante.

Petullat mund t’i shoqëroni me krem djathi.

Ato mund të ruhen në frigorifer për deri 3 ditë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.