Petulla Me Perime – Të Shpejta Dhe Të Shijshme

1.3k 0

Sigurisht që petullat mbeten ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve. Me djathë a me reçel, me mjaltë a me kanellë, ato janë ndër recetat më ndjellëse të shijes.

Megjithatë petullat mund të përgatiten më së miri duke përdorur edhe përpërës të tjerë siç janë perimet.

Ato shndërrrohen në një gatim fantastik, një mënyrë e shpejtë, e shijshme dhe mbi të gjitha krejt e veçantë për tu sjellë në tryezë.

AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni dhe një tjetër recetë për përgatitjen e petullave, kësaj radhe duke shtuar përbërës si karrotat, bizelet dhe kungujt. Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes të petullave me perime dhe na tregoni nëse i kishit provuar më parë.

Përbërësit:

500 ml kefir

1 vezë

10 g sheqer

4 g kripë

380 gr miell

2 g sodë buke

Karota të prera në kubikë

Bizele

Kungugulleshka të prera në kubikë

Përgatitja

Niseni recetë duke bashkuar në një tas të madh kefirin, sheqerin dhe vezën. Me ndihmën e një teli përziejini mirë përbërësit derisa të bashkohen.

Më pas shtoni miellin duke e kaluar nëpër sitë dhe më pas sodën e bukës.

Përziejini mirë përbërësit me telin e kuzhinës, derisa masa të jetë e butë dhe e një trajtshme.

Pas kësaj shtoni me rradhë përimet e prera në kubikë. Transferoni brumin në qesen e pastiçerisë.

Skuqini petullat në një tigan me vaj të nxehur paraprakisht./AgroWeb.org