Pilaf me Kimë – Si Të Përgatisni Thjeshtë Recetën me Shije Speciale

1.6k 0

Një kombinim fantastik, përgatitet thjeshtë dhe lehtë dhe të përfshin tërësisht me shijen e tij.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me kos të freskët por edhe sallata të freskëta të stinës.

Më poshtë do të gjeni recetën fantastike nga AgroWeb.org, një mënyrë fantastike për ta shijuar me familjen.

Përgatitja e Pilafit 

(Përbërësit më poshtë janë 4-5 persona) 

Përbërësit

2 filxhanë çaji me oriz

2 lugë gjelle gjalpë të freskët ose vaj ulliri

Kripë

4 filxhanë çaji lëng mishi

Përgatitja 

Pilafin mund ta përgatisni në dy mënyra.

Mënyra e parë 

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të kaurdisni në një tenxhere orizin me gjalpë ose vaj ulliri.

Pasi të jetë kaurdisur, i hidhet lëngu i nxehtë i mishit dhe lihet të zjejë në 20 minuta në zjarr të ngadaltë me kapakun mbyllur.

Në momentin që orizi pi lëngun dhe në sipërfaqen e tij krijohen disa vrima hiqet nga zjarri dhe lihet me kapak të mbyllur edhe për 10-15 minuta të tjera.

Më pas, përzihet dhe  është gati për t’u shërbyer.

Mënyra e dytë

Sipas kësaj mënyre, AgroWeb.org ju udhëzon që në lëngun e mishit ose në ujë të shtoni kripën dhe pasi të ketë marrë valë të shtoni orizin dhe gjalpin.

Përzihet pak, lihet të zjejë derisa të marrë valë, mbulohet me kapak dhe vihet në zjarr të ngadalshëm, kur të bëhet gati hiqet nga zjarri dhe veprohet si më sipër.

Përgatitja e Kimës

200 gramë mish të grirë

2-3 kokrra domate të pjekura mirë

Një karrotë

Një kokërr qepë

Një thelpi hudhër

Gjysmë gotë me verë të kuqe (sipas dëshirës)

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz

Djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja 

Në një tigan të thellë shtojmë vajin e ullirit, qepën e grirë hollë dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.

I kaurdisim derisa të zbuten.

Shtojmë hudhrën e grirë hollë bashkë me mishin e grirë dhe vijojmë t’i kaurdisim.

Më pas i shuajmë me pak verë të kuqe dhe e lëmë derisa të avullojë.

Më pas shtojmë domatet e grira në rende si salcë, shtojmë kripën dhe piperin.

I kaurdisim për pak dhe shtojmë 1-2 gota ujë dhe i lëmë të zjejmë derisa salca të bëhet e trashë.

Në fund, kur të servirni pilafin shtojini sipër kimën dhe spërkateni me djathë kaçkavall të grirë. /AgroWeb.org