Pite Të Shijshme Të Furrës Me Miell Integral

1.3k 0

Receta e mëposhtme do ju vijë në ndihmë për të përgatitur pite të buta plot shije të furrës me miell integral dhe përbërës që nuk mungojnë kurrësesi në kuzhinën tuaj.

Pitet në fjalë perfekte për t’u shijuar kurdoherë si thjeshtë me djathë, po ashtu dhe të mbushura me qofte e perime.

Mjafton t’i piqni në furrë sipas udhëzimeve dhe do të mbushni shtëpinë tuaj me një aromë të papërshkrueshme.

Pite Të Shijshme Të Furrës Me Miell Integral

Pitet e buta janë të preferuarat si të fëmijëve dhe të të rriturve, prandaj me një recetë do të kënaqni të gjithë pjesëtarët e familjes.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë çaji maja
  • 1 filxhan çaji ujë të ngrohtë (edhe dy lugë gjelle më tepër)
  • 2 filxhanë e gjysmë çaji miell për bukë
  • 1 filxhan çaji miell integral të ndarë në dy pjesë.
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
  • Treçerek luge çaji kripë

Përgatitja:

Treteni sheqerin dhe farën e bukës në nëj filxhan me ujë të ngrohtë dhe prisni pesë minuta.

Përzieni miellin e bukës me treçerekun e miellit integral, kosin, vajin, kripën dhe farën e bukës në një mikser me shpejtësi mesatare.

Punojeni më pas brumin në një sipërfaqe të pastër dhe të pluhurosur me miell për rreth 10 minuta  deri sa brumi të jetë elastik.

Më pas shtoni pjesën e mbetur të miellit integral dhe punojeni sërish brumin deri sa të jetë elastik.

Mbulojeni me një napë të pastër dhe lëreni të vijë për 45 minuta.

Ndizeni furrën në temperaturë maksimale.

Brumin ndajeni në tetë pjesë dhe secilës jepini formën e pites.

Letrën e pjekjes yndyroseni lehtë, vendoseni në skarën e sobës dhe piqini pitet me rradhë për 8 minuta ose deri sa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të kafenjtë të çelët.

Pitet mund t’i shoqëroni me djathë, sallata e gjellëra të ndryshme./AgroWeb.org