Pulë Me Mollë – Pjata Perfekte Me Shije Të Ëmbël

795 0

Kjo është padyshim një recetë tejet e veçantë, një kombinim perfekt mes mishit dhe frutave.

Mollët e skuqura shtojnë aromën e ëmbël dhe gjithashtu e bëjnë pjatën tuaj të duket paksa e zbukuruar.

Mënyra e përgatitjes është e thjeshtë, mjafton të skuqni lehtë filetot, më pas mollët, të përgatisni salcën dhe në fund t’i bashkoni të gjithë përbërësit në një tigan duke i gatuar edhe për disa minuta.

Në këtë mënyrë tryezës tuaj do t’i shtohet edhe një pjatë e re shumë e veçantë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së saj.

Përbërësit

(për 4 persona)

2 fileto pule

Kripë dhe piper për shije

35g miell

2 lgj gjalpë pa kripë

2 lgj vaj

2 mollë të prera në feta (të paqëruara)

1 qepë e verdhë mesatare, e grirë hollë

2 lç trumzë e freskët e grirë

170ml musht molle

170ml lëng pule

170ml pana

1 lgj uthull molle

1 lgj me qiqra të freskëta të grira

Përgatitja

Duke përdorur pëllëmbën e dorës, rrafshoni butësisht filetot në mënyrë që ato të arrijnë një trashësi rreth 1.5cm.

Thajeni mishin me një letër kuzhine dhe spërkateni me kripë dhe piper.

Përhapeni miellin në një enë të cekët dhe lyeni në të filetot e pulës nga të dyja anët.

Shkrini 1 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan që nuk ngjit mbi nxehtësinë mesatare.

Shtoni aty mollët, kripë dhe piper sipas shijes. Gatuajini duke i përzier herë pas here, derisa të skuqen lehtë dhe të zbuten, për 6 deri në 8 minuta. Transferojini mollët në një pjatë dhe lërini mënjanë

Tani shkrini 1 lugë gjelle gjalpë dhe vajin e mbetur në tiganin tashmë të zbrazur. Shtoni filetot e pulës dhe gatuajini derisa të skuqen lehtë, por jo plotësisht, rreth 2 minuta nga çdo anë. Kalojini filetot në një pjatë dhe lërini mënjanë.

Në tigan hidhni qepën, trumzën, kripë dhe piper sipas shijes, derisa qepa të zbutet dhe të skuqet, për 4 deri në 5 minuta.

Shtoni mushtin dhe lëngun e pulës, rrisni nxehtësinë në maksimun dhe lëreni përzierjen të vlojë. Gatuajeni e pa mbuluar, derisa lëngu të pakësohet përafërsisht përgjysmë.

Shtoni panën dhe lëreni të ziejë. Kur salca të jetë trashur pak, kaloni aty mishin e pulës dhe ulni në minimum nxehtësinë. Ziejini pa i mbuluar, derisa pula të gatuhet plotësisht.

Pas kësaj shtoni në tigan mollët dhe spërkatini me erëza, nëse është e nevojshme.

Hidhni me lugë salcën dhe mollët sipër pulës, spërkatni me qiqra dhe pak qepë të njoma dhe shërbejeni./AgroWeb.org