Qymyri “ndot” ambiciet e Ballkanit për aderim në BE

1.4k 0

“Nëse ndërtimi i centraleve elektrike që funksionojnë me qymyr mund të bëjë sens nga ana ekonomike në një periudhë të shkurtër, në të ardhmen mund të kthehet në një problem për aderimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan portali informativ Politico në edicionin e tij për Evropën.

Ballkani perëndimor nuk pranon politikat e BE për Energjinë, shkruan Politico, duke shtuar se Shtetet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa qeveritë e këtij rajoni investojnë në centrale elektrike që funksionojnë me qymyr, në një kohë kur BE promovon burimet e rinovueshme dhe eficencën e energjisë.

BE është angazhuar të ulë mbetjet me 40 përqind, me qëllim rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme me të paktën 27 përqind, e gjithashtu të rrisë eficencën e energjisë me të paktën 27 përqind deri në vitin 2030. Bashkimi Evropian do të shqyrtojë problematikat që lidhen me ngrohjen globale gjatë bisedimeve mbi çështjet klimatike, në Paris. Gjermania ka ndërmarrë hapa të kushtueshme, për të shmangur përdorimin e burimeve nukleare apo fosile, të cilat kanë qenë pjesë e rëndësishme e programeve të saj energjitike.

Por, Ballkani shumë herë më i varfër, ka tjetër këndvështrim.

Qymyri – Burimi i energjisë së Ballkanit

Rajoni, përfshi Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, varet pothuajse plotësisht nga qymyri, që gjeneron më shumë se 50 përqind të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të shteteve, sipas raportit më të ri të Rrjetit të Veprimtarisë Klimatike për Evropën, një rrjet ndërkombëtar oranizatash jo-fitimprurëse.

Kjo varësi pritet të rritet. Rreth 6 Giga Vat kapacitet shtesë energjie nga qymyri pritet të ndërtohet deri në vitin 2030, shton ky raport. Bosnje Hercegovina dhe Serbia janë shtetet që drejtojnë grupin në këtë drejtim, sipas këtij raporti. Secili nga këto shtete planifikon të shtojë më shumë se 2 GigaVat kapacitet energjie nga qymyri.

“Qymyri nevojitet për të siguruar balancën energjitike dhe për gjithashtu për të garantuar energji elektrike,” tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në Bosnje Hercegovinë. Brukseli është në dijeni të situatës energjitike në Ballkanin Perëndimor, por deri më tani, përpjekjet për reforma janë fokusuar kryesisht në infrastrukturën për gazin natyror, në një rajon që ka qenë historikisht i varur prej furnizimit nga Rusia.

“Ajo çka është më e rëndësishme dhe që ne e kemi theksuar është më shumë fokus në eficencën e energjisë, më shumë fokus në burimet e rinovueshme dhe teknologjitë e reja për energjinë, të cilat mund të sjellin kursim dhe menaxhim modern të nevojave të këtyre shteteve për energji,”tha drejtori i energjisë për bllokun, Zëvendës Presidenti Maroš Šefčovič, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar këtë javë mes liderve të Bashkimit Evropian dhe të Rajonit.
Entuziasmi për zgjerim “në venitje” ose Zgjerimi – më pak entuziazëm 

Problemi qëndron në faktin se mjeti kryesor që Brukseli po përdor për të nxitur prioritetet në lidhje me energjitikën në shtetet e Ballkanit është gjithashtu edhe grepi për integrimin në Bashkimin Evropian.

Por në këtë BE të përfshirë nga kriza, entuziazmi për pranimin e vendeve të tjera të varfra ish-komuniste që kanë probleme në ndërtimin e institucioneve funksionuese dhe që dinë si t’I japin zgjidhje korrupsionit, po venitet. “Mungesa e progresit të prekshëm në bisedimet për aderim ka bërë që vendet e Ballkanit Perëndimor të humbin pak nga interesi për reformat aq të nevojshme në sistemin energjitik,” tha Dragana Mileusnić, nga Rrjeti për Veprimtaritë Klimatike.

Shtetet e rajonit nuk janë pjesëtarë të Komunitetit Energjitik, një grupim i vendeve fqinje të Bashkimit Evropian që ka si qëllim zbatimin e prioriteteve energjitike të BE. Megjithatë, ka fuqi të kufizuara për sa i përket zbatimit të rregullave. “Sigurisht që në mënyrë indirekte qymyri është pjesë e biznesit tonë,” tha Janez Kopač, drejtor i sekretariatit të Komunitetit.

“Por, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe sensitivë në vëzhgimin e investimeve të reja” për të parë nëse janë në përputhshmëri me rregullat e mjedisit. Por me këto limite, organizata jonë nuk mund të bëjë më shumë se kaq, tha Pipa Gallop nga CEE BankWatch, një grup që monitoron aktivitetet e institucioneve financiare ndërkombëtare. Mungesa e presionit për të ndjekur shembullin e BE mund të shihet edhe në premtimet e vakëta nga ky rajon para samitit të klimës COP21.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian premton të ulë sasinë e mbetjeve të gazit me 40 përqind nga nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2030, Serbia është angazhuar t’i ulë këto mbetje me vetëm 9.8 përqind nga nivelet e vitit 1990. Maqedonia është shprehur se do t’i ulë me 30-38 përqind krahasuar me një biznes si një skenar i zakonshëm, ekuivalent me ngritjen e mbetjeve me 20-31 përqind krahasuar me vitin 1990, sipas Carbon Brief. Pa presion të brendshëm dhe të jashtëm, nuk ka shumë vendosmëri për të ndërmarrë veprimtari të kushtueshme dhe politikisht të vështira që lidhen me reformimin thelbësor të strukturave energjitike lokale.

Sistemet energjitike në Ballkanin perëndimor bazohen në shfrytëzimin intenstiv dhe joefektiv të energjisë. Shpesh herë janë në pronësi të shtetit, janë struktura monopolistike që veprojnë në mungesë të konkurrencës. Reformimi i tyre, duke shkundur struktura të komplikuara dhe duke luftuar interesa të vjetra të biznesit dhe politikës do të kërkojë kohë dhe energji.

“Zbatimi i politikave klimatike të Bashkimit Evropian do të kërkojë një prej reformave më të kushtueshme për vendet e Ballkanit perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian,” tha Anna Dimitrova, një kërkuese në Qendrën e Studimeve për Politikat Evropiane, me qendër në Bruksel. “Ky investim është I paimagjinueshëm në një sektor të kontrolluar nga shteti ku furnitorët nuk mund të konkurrojnë për të dhënë zgjidhjen me efektive në lidhje me koston, por konkurrojnë për t’i ofruar shtetit energjinë elektrike me çmimin më të ulët shtetit.”

Linjiti — lloji më ndotës i qymyrit – është shumë i përhapur dhe në të njëjtën kohë tërheqës si një mënyrë që promovon burimet vendase dhe siguri në furnizim. Prioritetet e politikanëve janë ruajtja e vendeve të punës, çmimeve të ulëta për energjinë dhe industritë e rënda dhe minierat me influencë të lumtur, çka e bën reformën energjitike një lojë të rrezikshme politike. “Liderët politikë janë ende të frikësuar ndaj ndërmarrjes së veprimative që synojnë të ndalojnë këto praktika, pasi do të çonte në rritje të çmimeve të energjisë elektike dhe do të ndikonte negativisht në sektorin e minierave,” tha Dimitrova.

E njëjta dinamikë karakterizon edhe Poloninë, një tjetër vend anëtar të Bashkimit Evropian, kur politikanët e të dy partive drejtuese e mbrojnë me ngulm qymyrin që gjeneron rreth 90 përqind të energjisë elektrike në vend. Në fakt, vendet e Ballkanit e marrin si shembull Poloninë, për sa I përket rezistencës ndaj politikave të Bashkimit Evropian për energjinë. “Ata shohin këtë vend anëtar të BE që varet nga qymyri dhe thonë “Nëse ata mund ta bëjnë këtë, atëherë mundemi dhe ne,” thotë raporti i Veprimtarisë Klimatike. Qeveritë Ballkanase nuk janë të bindura për sa i përket çështjes ekonomike për burimet e rinovueshme, tha Gallop.

Bashkimi Evropian gjithmonë e më shumë po kthehet tek qymyri dhe institucionet financiare si Banka Evropiane për Investime janë të angazhuara që të ndalojnë kredidhënien për centrale të reja elektrike që funksionojnë me bazë qymyri. Por vendet e Ballkanit kanë burime të tjera paraje. Bankat shetërore kineze, Exml Bank dhe Banka e Zhvillimit të Kinës kanë nënshkruar marrëveshje financimi për centrale elektrike që punojnë me linjt në Serbi dhe në Bosnje, sipas një kërkimi të CEE Bankwatch. Kina ka qenë gjithashtu e përfshirë me tre projekte të tjera lidhur me qymyrin në Bosnje dhe një tjetër në Rumani, një vend anëtar në Bashkimin Evropian.

Një tjetë kanosje për projektet e qymyrit është gjithashtu edhe çmimi i karbonit i vendosur nga Skema e Tregtisë së Mbetjeve të Bashkimit Evropian. Aktualisht është rreth €8 për ton, por që planifikohet të rritet deri në rreht €30, duke shtuar kështu shumë kostot e energjisë nga qymyri. “Ata po i mbyllin sistemet e tyre të pista të energjisë në infrastrukturën e vjetër dhe shumë ndotëse të qymyrit edhe në dekadat në vijim,” tha Mileusnić.

 

*Artikulli është publikuar fillimisht në Politico.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.