Receta e Ëmbëlsirës Kremoze Të Mbuluar Petë

2.2k 0

Torta kremoze me petë është ndër ëmbëlsirat e famshme në të gjithë botën për shijen e saj të lehtë.

E njohur botërisht me emrin Mille Feuile (Një Mijë Fletët), ajo është specialitet i vjetër i kuzhinës franceze.

Kjo ëmbëlsirë është përgatitur prej dekadash edhe në pastiçeritë shqiptare, por edhe nga amvisat vetë dhe me plot gojën mund të thuhet se ka qenë ndër më të preferuarat.

Përveç shijes perfekte dhe të freskët ajo përgatitet shumë lehtë. AgroWeb.org ju sjell një mënyrën të re e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi dhe shijuar kurdoherë.

Përbërësit:

450 gr petë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

3 të verdha vezësh

150 gr sheqer

75 gr niseshte

750 gr qumësht

240 gr krem pana

Përgatitja:

Në një tenxhere bashkoni qumështin, sheqerin, të verdhat e vezëve, vaniljen dhe niseshtenë.

Përziejini derisa masa të trashet, më pas shtoni një lugë gjelle gjalpë dhe përziejeni sërisht. Lëreni të ftohet.

Vazhdoni duke prerë petët në formën e enës tuaj. Shpojini petët me pirua dhe piqini në 190° për 25 minuta.

Tani rrihni kremin pana derisa të përftoni një masë të butë dhe bashkojeni atë me kremin që formuat në fillim. Vendoseni në frigorifer për 2 orë.

Më pas në një tavë shtroni petat e pjekura dhe sipër shtoni kremin. Në fund copëtoni petët e mbetura, shtojini ato sipër kekut dhe spërkateni ëmbëlsirën me sheqer pluhur. /AgroWeb.org