Receta me Mjaltë për Rregullimin e Fluksit të Oksigjenit në Mushkëri

700 0

Njerëzimi po përjeton një kohë kur kujdesi për shëndetin, sot më shumë se kurrë është pjesa kryesore e rutinës së përditshme në shtëpi. Sot kur të gjithë qendrojmë të izoluar për të mbrojtjen veten dhe familjen nga prekja e virusit Covid 19 fokusi kryesor i të gjithëve është forcimi i imunitetit.

Në një artikull të mëparshëm për rëndësinë e të paturit një plan veprimi në rast se përjetojmë simptoma të COVID-19 në vetë-izolim, ekspertët, të cilëve u AgroWeb.org këshilluan një listë produktesh që nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj.

Ndër to ishte edhe mjalti, i cili sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org duhej përdorur krahas xhenxhefilit për të trajtuar kollën, një prej simptomave të infeksionit.

Të pyetur nga AgroWeb.org, ekspertë të një prej kompanive më të mëdha të mjaltit në Shqipëri, mjaltit Morava shprehen se vetitë e forta antibakteriale të mjaltit kanë shtyrë konsumatorët të rrisin kërkesën e tyre për këtë produkt.

“Kërkesa është në rritje sidomos muajin e fundit. Klinetët po porosisin më shumë se zakonisht ku kuptohet që kujdesi ndaj shëndetit në këtë periudhë është shndërruar në një prioritet më të madh. Ne po përpiqemi të ndihmojmë konsumatorët edhe në dhënien e këshillave se si mund ta kombinojnë dhe përfitojnë nga mjalti për të forcuar imunitetin dhe organizmin gjatë kësaj periudhe” thotë Eugen Skermo, administrator i mjaltit Morava.

Ai ndan për lexuesit e AgroWeb.org edhe një këshillë se si mund të përdorin në mënyrë efikase mjaltin në këto kohë të vështira ku shëndeti është i rrezikuar dhe nga secili prej nesh kërkohet më shumë kujdes.

Mjaltë Me Xhenxhefil, Kombinimi Më Natyral Dhe Efikas Kundër Kollës

Ekspertët e mjaltit Morava na tregojnë se përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.

Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.

Një kombinim tjetër efikas kundër kollës është ai i mjaltit, xhenxhefilit dhe piperit të zi. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri.

Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë.

Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit. Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar. Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.

Përgatitja është mjaft e thjeshtë.

Zieni 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në rriska.

Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhinxheri është e mjaftueshme.

Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak.

Shtohet rreth 200 gr mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë.

Të konsultuar me ekspertët e mjaltit Morava, AgroWeb ju këshillon që në ditët kur ndjeni dobësi fizike dhe imuniteti është në rënie, një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë që ju të rifitoni energji dhe forcimin e organizmit. /AgroWeb.org