Receta e Veçantë e Tortës “1000 Krepat”

585 0

Torta ose keku me krepa, është një ikonë e ëmbëlsirave franceze që u kthye në qendër të vëmendjes në vitet 1980 .

Sot njihet si “një mijë krepat” edhe pse ka vetëm rreth 20 krepa të shtruara sipër njëra-tjetrës.

Kur bëhet fjalë për procesin e gatimit, kjo ëmbëlsirë mund të marrë pak kohë për t’u përgatitur, por në pjesën më të madhe ëmbëlsira qëndron duke u ftohur në frigorifer.

Pjesa më e “vështirë” e përgatitjes është kur gatuani krepat, por me praktikën e duhur asgjë nuk është aq e vështirë sa tingëllon.

AgroWeb.org ju fton të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë fantasitke duke ndjekur hapat si më poshtë.

Përbërësit

1/2 filxhan gjalpë pa kripë, i shkrirë dhe i ftohur pak

8 vezë

1 lugë çaji vanilje

3 gota miell

1/4 filxhan sheqer të grimcuar

1 lugë çaji kripë

1/2 filxhan ujë të ngrohtë

3 gota qumësht

Për Mbushjen

1 e 1/2 filxhan krem ​​pana

226 maskarpone ose krem ​​djathi

1 filxhan sheqer ëmbëlsirash

1 lugë çaji lëvore portokalli

1 lugë gjelle lëng portokalli të freskët

Boronica për zbukurim (sipas dëshirës)

Arra për zbukurim (sipas dëshirës)

Përgatitja

Filloni përgatitjen e recetës duke bërë gati përbërësit.

Bashkoni gjalpin, vezët, vaniljen, miellin, sheqerin, kripën, ujin dhe qumështin në një mikser.

Përpunojini derisa të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri-tjetrin.

Transferojeni masën në një enë të madhe dhe mbulojeni. Lëreni në frigorifer për të paktën 2 orë ose mundësisht gjatë natës.

Nxehni një tigan që nuk ngjit. Rrihni sërisht brumin për të ribashkuar përbërësit.

Pasi tigani të jetë nxehur, shtoni në qendër të tij 1/4 e një gote të mbushur me brumin që përgatitët.

Ndërsa shtoni brumin, anojeni dhe rrotullojeni tiganin në mënyrë që një shtresë e hollë të mbulojë sipërfaqen e tij.

Gatuajeni derisa në sipërfaqen e krepit të krijohen flluska dhe skajet të skuqen pak, rreth 1 minutë.

Rrëshqisni një spatul rreth skajeve dhe ktheni me kujdes krepin nga ana tjetër.

Lëreni në zjarr për rreth 30 sekonda të tjera dhe më pas transferojeni në një pjatë që të ftohet. Përsërisni të njëjtën gjë me brumin e mbetur.

Nëse dëshironi, ndajini krepat me letër kuzhine për të parandaluar ngjitjen.

Ju duhet të bëni rreth 20 deri në 25 krepa.

Për mbushjen:

Kombinoni panën dhe maskarponen në një tas dhe përpunojini me shpejtësi mesatare dhe të lartë, derisa përbërësit të bashkohen. Rreth 1 – 2 minuta.

Ngadalë shtoni sheqerin e ëmbëlsirave dhe rriheni me një shpejtësi më të ulët. Shtoni lëkurën dhe lëngun e portokallit.

Shijoni mbushjen dhe sipas dëshirës shtoni lëng portokalli.

Për të formuar tortën, vendosni një nga krepat në një pjatë të sheshtë për servirje.

Përhapni rreth 3 lugë gjelle nga mbushja mbi krep dhe më pas vendosni sipër krepin tjetër.

Përsëriteni procesin derisa të mbaroni të gjithë krepat.

Mbulojeni tortën me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer minumuni 1 deri në 8 orë.

Pas kësaj kohe, nxirreni ëmbëlsirën nga frigoriferi dhe përfundojeni duke përhapur mbi të një shtresë me krem dhe duke e zbukuruar me arra, disa kokrra boronica apo ndonjë frut tjetër sipas dëshirës tuaj. /AgroWeb.org